Kadilli në Report Tv: Basha po tregohet diabolik, u ka premtuar anëtarëve se do të jenë kryetar bashkie! Manifesti politik është zgjidhja për të ringritur PD-në

'Manifesti im kërkon të zhbëjë monopolin e kryetarit 'pronar' ky është një nga propozimet e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadillit në manifestin politik për të ringritur këtë parti dhe thotë se ka gjetur mbështetje nga shumë demokratë në terren. Kadilli thekson në një intervistë për Report Tv se ka mbështetjen morale dhe logjike të demokratëve, pasi analiza e tij thotë të vërtetën mbi faktin dhe ky propozim është e vetmja zgjidhje. Kadilli nënvizon se ringritja e PD këkron një parti më të madhe se kryetari.

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike tha më tej, se Basha po tregohet diabolik dhe se po rrit pritshmëritë e rreth 300 vetëve duke u premtuar se do të jenë kandidatë për kryetar bashkie. Kadilli zbuloi se një nga arsyet se pse Basha kërkoi që të ndryshonte datën e zgjedhjeve në PD është pasi pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale.

'Monopoli i kryetarit, të cilin unë dua ta çmontoj dhe këtë kërkon manifesti im, çmontimin e monopolit të kryetarit, e kryetarit 'pronar'. Kjo bën që shpesh herë deputetë t'i shërbejnë kryetarit, pasi janë përcaktuar nga ai. Kam parë deputet që dalin hapur në mbështetje për Bashës, që nuk lejohet. Kryetarët e degëve i shërbejnë Bashës dhe po të shohësh mediet e tyre sociale mbështesin Bashën.

Mbështetjen e kam tek anëtarët e partisë tek të gjitha figurat e partisë. Mbështetja është morale, logjike. Ekziston një mbështetje e fortë morale. Edhe tek ato që ndoshta nuk duan të votojnë, ekziston një mbështetje e fortë morale, ok thonë do të mbështes kryetarin sepse presin kandidatët për bashki. Sepse një nga arsyet pse u ndryshua data nga data nga 22 korriku në 13 qershor është se në datë 23 në presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Po të jetë se ky vendim do të ishte negativ ndaj pritshmërive tona do të shkonin në garë 5 bashki nga 61.

Basha është treguar diabolik , ka bërë një veprim efektiv për veten e tij, ka rritur pritshmëritë e mbase 300 vetëve, nga 4- 5 në çdo bashki të cilëve u ka premtuar se do të jenë kandidatë për bashkinë dhe ato janë kthyer në agjitatorë të tij në çdo bashki, e kam parë këtë. Por fitoren time e kam morale. Kur vijnë fjala tek propozimi të gjithëve u pëlqen propozimi. ajo që po fitoj unë në territor është autoriteti moral sepse analiza ime thotë të vërtetën mbi faktin, dhe propozimi im është zgjidhja e vetme që ka kjo parti, duhet të bëhet me e madhe se pronari dhe të çmontojë pronarin kryetar. Ringritja e PD kërkon një parti më të madhe se kryetari.'- tha Kadilli.

Kadilli thotë se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën, pasi sipas tij ai ka çdo pushtet në parti, të cilin po e përdor që të fitojë këtë garë duke shtuar se ai ka shpërdoruar çdo kontribut dhe sakrificë të demokratëve dhe sërish shkoi në humbje.

'Lulzim Basha ka humbur moralin për të vazhduar të drejtojë pasi ka shpërdoruar mbështetjen dhe ka zhgënjyer pritshmëritë. Përballjen e kam me Bashën, pasi është në detyrë dhe përdor të gjithë mjetet e pushtetit në PD, të cilat janë veglat që ka PD, të gjitha këto i përdor më të njëjtin abuzim siç Rama përdor pushtetin për të mundur opozitën dhe ai për të më mundur mua. Kam rival me moralitetin, është shpërdoruar çdo kontribut dhe sakrificë e demokratëve, i bën të gjitha me vetëmohim dhe shkon në humbje. U zhgënjyen edhe qytetarët që prisnin një ndryshim. Nuk ka të drejtë nga ana morale që të qëndrojë më atje. '- tha Kadilli.

Kadilli ftoi publikisht kreun e PD-së që të bashkohet me kauzën e tij për të ringritur PD-në, duke nënvizuar se manifesti i tij politik është e vetmja zgjidhje.

'Basha të më bashkohet mua me kauzën time për të ringritur bashkë PD. T'i i shfrytëzove të gjitha shanset e tua nuk pate sukses, nuk ishe i zoti, nuk dite, mu bashko mua sepse mund ta ringremë bashkë PD. Manifesti politik është e vetmja zgjidhje.- tha Kadilli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 09/06/2021 05:57

    QE NGA BERISHA E DERI TEK ME I FUNDIT NE PD JENI KUFOMA,,,KERMA...ASGJE NUK JU SHPETON JUVE ..VETEM VARRI....jeni regresi vete....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen