Kadri Veseli kthehet në Kosovë, lirohet nga Haga për të vizituar babanë e tij në spital

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, lirohet nga Haga për të vizituar babanë e tij në spital

Kadri Veseli

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Mediet kosovare raportojnë se Veseli është liruar për të vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it. Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Gjykata Speciale ka konfirmuar se Veseli është kthyer dhe ndodhet në Kosovë këtë të dielë. Pavarësisht vizitës, konfirmohet edhe se Veseli do të rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar gjyqin për akuzat për krime lufte në Kosovë.

Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, – thotë zëdhënësja për një media të Kosovës.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, janë të fundit që u dërguan në Hagë. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.  Pak ditë më parë Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja