4 ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë! Avokatët: Duam audio-video të intervistave të dëshmitarëve, mund të ketë gabime në përkthim! Prokuroria: E pabazuar në ligj

HAGË- Mbase për ironi të fatit, por ku kanë kaluar 22 vite nga bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë, sot ish- drejtuesit e UÇK që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dolën për herë të katërt përpara Hagës ku akuzohen për krime lufte. Seanca solli përplasje mes Prokurorisë dhe avokatëve dhe shkak janë sërish nxjerrja e dokumenteve që do t'i vijnë në ndihmë mbrojtjes. Organi i akuzës tha se do i bëjë publike në javën e dytë të shtatorit, por për avokatin e ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper është absurde, duke i kërkuar edhe kjo të ndodh në qershor.

Një tjetër kërkesë që solli reagime ishte edhe ajo e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, që donin që intervistat e dëshmitarëve t'u sillen me audio dhe video. Në argumentin e dhënë nga mbrojtja, ato i druhen gabimeve që mund të ndodhin gjatë përkthimeve dhe duan të shohin edhe intonacionin e thënë, apo edhe vetë reagimet. Prokuroria tha se nuk ka video për intervistat, po i siguroi që transkriptimet e provave që kanë, i sjellin të shkruara në shqip ashtu siç janë thënë dhe më pas në gjuhën angleze.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Prokuroria: Dokumentet për mbrojtjen gati në javën e dytë të shtatorit! Avokatët: Sot 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi dhe ku jemi sot?

1616584136_Capture.JPG

Prokuroria ka kërkuar kohë për të dorëzuar dokumentet deri në javën e dytë të shtatorit.

"Deri në javën e dytë të shtatorit,  arsyeja është për shkak të afateve të reja që keni vënë ju për rikategorizimin e provave, ndonëse ne jemi të fokusuar për detyrimet tona sa i përket nxjerrjes dhe i kemi fokusuar. Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë që e zgjat kohën e përfundimit të kësaj procedure", tha Prokurorja.

Një gjë e tillë është konsideruar si absurde nga avokatët.

"Më çudit ajo që thotë prokuroria, çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë, jemi këtu sot. Sot kemi 22 vjet pasi NATO ka bombarduar Serbinë, dhe ja ku jemi sot në 2021 me një aktakuzë, çfarë nevoje ka që të bëhen hetime të mëtejshme, këtë e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë.  Në mes të qershorit të japë një dosje të detajuar paraprake", tha avokati Hooper.

Ora 13:00
Seanca në Hagë/ Avokatët: Duam audio-video të intervistave të dëshmitarëve, mund të bëhen gabime në përkthim! Prokuroria: E pabazuar në ligj

1616584136_Capture.JPG

Mbrojtja e ish- presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit ka kërkuar që brenda 4 javësh të kenë në dispozicion regjistrimin audio dhe video të dëshmitarëve. Një gjë e tillë u bë i ditur nga gjykatësi në seancën gjyqësore. në Hagë.

"Thaci dhe Krasniqi kërkojnë që të nxjerre regjistrimet audio dhe video intervistat e dëshmitarëve, dhe nëse kjo qasje nuk është përdorur deri më tani, të nxirren brenda 4 javëve", tha gjyqtari, duke cituar kërkesën e mbrojtjes.

Megjithatë, kjo kërkesë për prokurorinë nuk është e bazuar në ligj, por shtoi se organi i akuzës nuk regjistrime

"Është një kërkesë që është bërë pa e bërë të ditur bazën ligjore, për të gjitha intervistat e dëshmitarëve nuk ka, ka incizime për pjesën më të madhe të provave të prokurorisë të cilat janë transkiptuar, por jo audio dhe video për intervistat e dëshmitarëve", tha Prokurori.

Avokatët kanë argumentuar se kërkojnë audion, pasi mund të ketë përkthime në gabim apo edhe mënyra e të thënit.

"I duam që të kontrollojmë gjëra të rëndësishme përshembull në anglisht është përmendur emri "dëshmitar", ndërkohë ai e ka thënë "person", janë këto detaje. Pse e mban prokuroria?

"Duam audio-video se është shumë e gjatë ta lexosh , është më e lehtë".

"Kur dëgjon audion, padyshim që mund te kenë infiltura një gabim për shkak të gabimit në përkthim dhe këtë e kupton vetëm në incizim. Është e rëndsshme që të kuptojmë edhe intonacionin", thanë avokatët.

Për këtë ka pasur një përgjigje dhe nga prokuroria.

"Transkipti i vënë në dizpozicion, nuk janë të përkthyera, fjala e thënë në shqip është e zbardhur e plotë dhe u është vënë në dispozicion, çdo gabim del qartë nga transkripti", tha Prokuroria.

Ora 12:07
Nis seanca në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Nis seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po marrinë pjesë në mënyrë elektronike.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro