Report Tv vëzhgim në Tiranë! Qytetarët: Vaksina duhet me detyrim në kafe dhe restorante, siç po bëhet në shkolla

TIRANË- Nëse Komiteti i Ekspertëve do e bënte vaksinimin e detyrueshëm për ata që frekuentojnë kafenetë dhe restorantet, për shumë qytetarë nuk do kishte asnjë keqkuptim 

“A duhet të bëhet i detyrueshëm vaksinimi kur futesh në lokal?

“Patjetër, duhet të ruash vetveten, shoqërinë dhe të gjithë. Unë i kam bërë të dyja, dhe në fillim këtë mendim kisha të mos i bëja po e kisha të gabuar.

"Po normal që duhet të bëhet. Unë e kam bërë së bashku me burrin pse të infektosh të tjerët. Çdo gjë ka rregulla dhe shkolla ka rregullat e vete, dhe nëpër lokale të ketë rregulla që të shpëtojmë nga kjo e keqe që na ka zënë".

"Jam e vaksinuar me të dyja dozat, nuk bëhet fjalë jemi pro shkencë” shprehen disa qytetarë të pyetur.

Baret dhe restorantet mbeten ambientet që popullohen më shumë dhe distanca e sigurisë nuk respektohet.

“Duhet të bëhet, sepse janë shumë afër me njëri-tjetrin. Të behet si nëpër shkolla, dhe këtu ngjeshur janë. Jam e vaksinuar dhe duhet ta bëjnë të gjithë sepse nëse nuk imunizohemi të gjithë je rrezik edhe për të tjerët”, thotë një qytetare.

Ndërkohë shtetet fqinje si Kosova, Maqedonia apo dhe Greqia nuk lejojnë të futesh në lokal pa certifikatë vaksinimi apo tampon negativ. Këtu tek ne edhe pse infektimet dhe fatalitetet në ditët e fundit kanë ardhur në rritje, të rinjtë kryesisht janë dyshues për bërjen e vaksinës.

“Nuk e di".

"Jo në asnjë mënyrë".

"Jo, nuk jam pro e kam frikë shumë".

"Duhet e padetyrueshme”, pohojnë disa qytetar të tjerë.

Kundër certifikatës së vaksinimit janë shoqata e bareve dhe restoranteve, të cilët një vendim të tillë e shohin si pengesë për xhiron e tyre.  E pyetur nga Report TV, shoqata thotë se ata nuk kanë tagër ligjore kontrollues për të kontrolluar të dhëna sensitive. Nga ana tjetër ka qytetarë që kërkojnë që vaksinimi i detyrueshëm të bëhet me ligj.

“Jo vetëm në lokal po kudo duhet të jetë e detyrueshme. Po jam vaksinuar. Mesazhi për qytetarët ‘Po Vaksina’.

“Patjetër, duhet bërë, jam por vaksinës”.

“Vaksinimi i popullatës ndërkombëtare dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të bëhet, sepse nëse sëmuret pjesa e madhe e popullatës çon në regres ekonomik jo në progres. Është një çështje që ku nuk hyn bindja hyn dhuna, jo me violencë por me ligj”, pohojnë të tjerë qytetar.

“Po duhet, mirë është ta bëjnë, thonë se kush bën vaksinën e kalon virusin më lehtë. Nuk e kam bërë vaksinën sepse kam pasur punë, dhe do të vaksinohem”, tha një qytetar.

Të infektuarit me COVID-19, që kanë humbur të afërt e kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash janë më të bindurit për vaksinim të detyruar.

“Duhet të vaksinohen të gjithë. Asnjë nuk e di se çfarë ka vaksina brenda siç nuk e kemi ditur as ne kur kemi bërë vaksinën e turbekulozit, ku e di unë çfarë ka brenda se nuk jam specialist për këtë punë. Nëna ime vdiq nga koronavirus. Është një grip marramendës.

Virusi më kapi gruan edhe mua kam një pirg me kutia që mund të më bëhen 2 milionë lekë, një pirg i madh me ilaçe”, thanë qytetarët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protesta: 27/09/2021 22:44

    Po ja prishe qetesine e lokalit shqiptarit ka për të kercit protesta që iken Qeveria dhe bëhen 2 pale zgjedhje! Mos harroni jemi popull gjigand , popull i quditshem! Ndaj e shikoj si mendim kot VAKSINE me detyrim !

    Përgjigju
  • D.3: 27/09/2021 20:43

    Dmth ju jeni bo pararendês tê veprimeve tê qeverisë. Shum shpejt do u boka me vaksina nëpër lokale dmth. Ok. Ju majt shneti

    Përgjigju
  • amos: 27/09/2021 19:35

    Delja eshte e bindur qe bariu i do te miren, deri ne momentin kur sheh tehun e sqeparit qe i afrohet zverkut. Por sado qe mund ta kuptoje te verteten ne momentin e fundit, nuk ka asgje qe mund t'a shpetoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja