Kajolli "thyen" arrestin, rreh
borxhliun dhe bie sërish në pranga

Kajolli borxhliun dhe bie sërish në pranga">
FIER – Policia ka arrestuar Fatmir Kajollin për shkak se ka shkelur vendimin e gjykatës, e cila kishte caktuar ndaj tij arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit Vlorë caktoi për biznesmenin dhe dy djemtë e tij masën e arrest shtëpie pasi akuzohen për “Kanosje ose dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje“ dhe “kundërshtim të forcave të policisë”.

Fatmir Kajolli ish-këshilltari i Partisë Republikanë në Bashkinë e Fierit është arrestuar pasi gjatë ditës së sotme mësohet se ai ka dhunuar një qytetar në Fier dhe policia kur është vënë në dijeni për ngjarjen ka konstatuar se Kajolli ka thyer edhe masën e sigurisë dhënë nga gjykata, ndaj është bërë edhe arrestimi i menjëhershëm i tij. Konflikti me qytetarin ka të bëjë me një boxh të pa kthyer ndaj Kajollit.
 
Gjatë procesit të numërimit të votave për Bashkinë Fier (më 24 qershor) Kajolli bashkë me dy djemtë kanë goditur me sende të forta numëruesin Roland Bylyshi në momentin që ky i fundit po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave.

Fatmir Kajolli në bashkëpunim me djemtë e tij,Florim dhe Alban pasi goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë dhe shtyllat mbajtëse, kamerën vëzhguese. Gjithashtu, Kajolli goditur edhe punonjësin e policisë Rufat Cuku që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ.

Fatmir Kajolli, ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit, njëherësh mik i kreut të Partisë Republikanë Fatmir Mediu dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia Italiane për trafik droge, pak kohë më parë kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij “International Parking 2011”, duke marrë me karotrec automjetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.

Ngjarja
Personi me iniciale A.L ka ndaluar në afërsi të karburantit të Kajollit. Në atë moment, punëtorët e tij kanë telefonuar Kajollin i cili menjëherë ka shkuar dhe ka nisur të debatojë ashpër me A.L. shkak i sherrit të ndodhur mes tyre ka qenë një borxh që i dhunuari ka pasur ndaj tij. Sipas dëshmisë së Kajollit, A.L kishte shkuar në disa ditë të ndryshme në karburantin e tij për të furnizuar makinën dhe nuk e ka paguar shumën që i detyrohet.

Qytetari nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka kundërshtuar ashpër. Kaq ka mjaftuar që Kajolli të ushtrojë dhunë ndaj tij, duke e qëlluar me grushta në kokë e në trup. Pas kësaj, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij, ku edhe kanë konstatuar se Kajolli ka thyer edhe masën e sigurisë të dhënë nga gjykata.

Dëshmitë
Burime nga policia thanë se i dhunuari është shprehur se nuk e kuptonte arsyen pse Kajolli kishte shkuar drejt tij dhe menjëherë e ka qëlluar atë me grushta. “Nuk e di pse filloj të më qëllonte. Erdhi menjëherë drejt meje dhe pa më folur fare ka nisur të më qëllojë me grushta”, ka thënë A.L në polici.

Por, kjo gjë është mohuar nga Kajolli i cili ka pohuar se në fillim i ka kërkuar A.L-së që të paguante borxhin që kishte marrë në karkurant. “I kam kërkuar të paguante atë që kishte marrë në karburat, madje i kam treguar edhe datat dhe sasinë e naftës që ka marrë. Por A. nuk e pranonte këtë gjë. Më vonë ngjarja ndodhi në debate e sipër”, ka shpjeguar para efektivëve të policisë Fatmir Kajolli.

24 Qershor 2015
Gjatë procesit të numërimit të votave për Bashkinë Fier, Fatmir Kajolli së bashku me dy djemtë e tij Florin dhe Albanin kanë goditur me sende të forta numëruesin Roland Bylyshi. Në atë kohë, ngjarja ka ndodhur në momentin që Bylyshi po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave. Pasi dhunuan numuruesin deri në momentin që ai humbi ndjenjat, ata shkatërruan edhe sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë dhe shtyllat mbajtëse dhe kamerën vëzhguese. Gjithashtu, Kajolli goditi edhe punonjësin e policisë Rufat Cukun, i cili ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ.

Fatmir Kajolli,ish-anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Fierit, njëherësh mik i kreut të Partisë Republikanë Fatmir Mediu, dhe i dënuar me disa vite burg nga drejtësia italiane për trafik droge, pak kohë më parë kishte ngritur një skemë vjedhje nëpërmjet kompanisë së tij “International Parking 2011”, duke marrë me karotrec automjetet e qytetarëve dhe më pas u vendoste gjoba të rënda.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare