Rikardo Kaka është kthyer në një cështje në Madrid. Braziliani nuk arriti që të ngrihet në nivelin që ishte te Milani asnjëherë në Spanjë duke mbetur një mbret pa kurorë. Një pjesë e mediave dhe specialistëve në Madrid për këtë fajësojnë trajnerin portugez, Hose Murinjo, pasi nuk i ka dhënë shansin për t;u ngritur në nivelin e kërkuar.
Fantazisti në Madrid ka mbetur vetëm për reklamë duke përfunduar në stol. Gjatë merkatos së verës spanjollët tentuan për të arritur një marrëveshje me një tjetër klub për të transferuar Kaka-në, por nuk kishte rezultat. Në janar është bërë një fakt i kryer, që Kaka do të lëvizë nga Madridi, dy pistat kryesore janë Turqia dhe Brazili, por nuk përjashtohet edhe Italia dhe ndoshta një rikthim nostalgjik te Milani.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com