Një 51-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare pasi u kap me 32 pako kanabis (8 kg e 330 gram), sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj. Theodoros Zois-it banues në Greqi, ju gjet në makinën e tij tip Peugeot sasia e lëndës narkotike e fshehur në pjesët e brendshme të mbrapakolpit
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve. Materialet procedurale do t‘i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tirane për Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.

Ndërkohë në Vlorë, policia arrestoi 49-vjeçarin Pandeli Malaj pasi në banesën e tij në “Ujë të Ftohtë” u gjetën 8 kilogramë kanabis.
Lënda narkotike ishte shpërndarë nëpër dhoma pasi 49-vjeçari e përdorte banesën e tij për tharjen e “Cannabis-it”.
Pranë lëndës narkotike, Malaj kishte vendosur dy rezistenca me gaz në mënyrë që të përshpejtonte procesin e tharjes gati për ta shitur atë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com