'Kala Festival' zgjedh Shqipërinë, plazhi i Dhërmiut shndërrohet në arenën e muzikës për 7 ditë
Kala Festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre. Por këtë herë organizatorët përzgjodhën Shqipërinë dhe plazhin e Dhërmiut.
Kala Festival, një nga eventet më mëdha muzikore këtë herë zgjodhi si destinacion Shqipërinë. Për 7 ditë në 24 orë, plazhi i Dhërmiut u shndërrua në arenën më të madhe të muzikës në rajon. Turistët e mbërritur në Dhërmi treguan përshtypjet e tyre për vendin, mikpritjen dhe sigurisht bregdetin.
Jam nga londra. Asnjëherë nuk e kishim konsideruar mundësinë për të ardhur në shqipëri, por është shumë bukur. Ne po kalojmë mirë në këtë festival. Na pëlqen. Oh, ne e duam shqipërinë, sidomos ushqimin. Njerëzit janë kaq dashamirës. Po kalojmë kohën tonë më të mirë. E mrekullueshme, është mahnitëse. Kaq mirë. Më pëlqen ushqimi, muzika, njerëzit,. Është vërtetë këndshëm, mrekulli. E dashuroj muzikën. Më pëlqen.
Turistët
Organizatorët e Kala Festival kanë treguar pse zgjodhën Shqipërinë mes shumë destinacioneve.
Kemi drejtuar festivale në mbarë botën, në Spanjë, Francë, Andora dhe donim një gjë të re. Kerkonim një vend të ri muzikor që të mblidhnim publikun e huaj. Një vit më parë erdha në Shqipëri dhe një miku im më tha që të shikoja edhe këtë vend. Kam qenë në Shqipëri 10 vjet më parë, por vetëm në Tiranë. Nuk i njihja plazhet, erdha i pashë dhe ja ku jemi këtu.
Menaxheri i Kala festival.
I pranishëm në një nga netët e këtij festivali, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se për një javë të tërë, Dhërmiu është shndërruar në një vend magjik për turistët e huaj..
Sot plazhet shqiptare janë mbushur me turistë të huaj. numri i turistëve është i madh dhe ne ndihemi optimistë që vera do të jetë e magjishme këtë vit “
Blendi Klosi, ministër i Mjedisit
Klosi shtoi se ndryshe nga cdo vit, këtë sezon Shqipëria ka 500 festa të organizuara në mbarë vendin. Kala Festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre. Por këtë herë organizatorët përzgjodhën Shqipërinë dhe konkretisht plazhin e Dhërmiut për të zhvilluar për një javë të tërë, performancat e DJ-ve më të mirë.
Ora 22:04
'Kala Festival' në Shqipëri, plazhi i Dhërmiut shndërrohet në arenë muzike për 7 ditë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.2%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Revista amerikane 'Travel+Leisure': Vizitoni mrekullitë e Rivierës Shqiptare dhe natyrës alpine
25 Shtator 2024, 08:18
-
Media italiane 'TTi Viaggi': Shqipëria, parajsa tokësore me bukuri dhe autenticitet të jashtëzakonshëm
22 Shtator 2024, 11:10
-
'The Travel': Vizitoni Ksamilin dhe Dhërmiun dhe përjetoni atmosferën tropikale si në Karaibe
6 Shtator 2024, 22:24
-
Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë
6 Shtator 2024, 13:55
-
Vrau recepsionistin e ‘Greccia’ në Dhërmi, 43-vjeçari ende në qelitë e Greqisë! Kërkon ekstradimin në Britani të Madhe
4 Shtator 2024, 13:35
-
U bllokua në kanionin e Gjipesë, shpëtohet pas 6 orësh turistja gjermane
21 Gusht 2024, 22:45
-
Dhërmi/ Rrezikuan jetën me gomone në det për shkak të dallgëve! Shpëtohen 2 persona
21 Gusht 2024, 21:06
-
'Daily Express': Vizitoni Dhërmiun e magjishëm, Shqipëria përvoja më e mirë
19 Gusht 2024, 15:38
-
Pamje/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki koncert madhështor në Vlorë! Mijëra të rinj në festën e paharrueshme verore
18 Gusht 2024, 15:35
-
Po festonin ditëlindjen me fishekzjarre në Dhërmi, flakët shkrumbojnë kodrën! I riu vihet në pranga (VIDEO)
17 Gusht 2024, 16:19
-
'Dyfishi i vjetshëm', Rama publikon videon me pronaren e biznesit në Dhërmi dhe çiftin nga Kosova: Jemi gjithmonë këtu në Shqipërinë e dashur
13 Gusht 2024, 22:19