Kalaja e Beratit, vazhdon të ngjallë
kërshërinë e turistëve

Kalaja e Beratit, vazhdon të ngjallë<br />kërshërinë e turistëve
TIRANË – Kalaja e Beratit, qyteti kështjellë i vendosur në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Osum, me një sipërfaqe prej 10 ha, dhe gjatë këtij sezoni turistik pati tendencë në rritje te vizitoreve per te njohur vendbanimin protourban, të shekullin e VII-V p.e.s.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat për Antipatrean e lashtë, një nga monumentet më të bukur dhe të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare, shihet tendence ne rritje e numrit të vizitorëve nga viti në vit.

E quajtur dhe Albanorum Oppidium (fortesa e Arberve) nga Romakët, nga janari deri në 15 shtator 2015, këtë Mega monument e kanë vizituar rreth 34583 turistë të huaj dhe vendas . Kjo tendencë në rritje e cila për  DRKK-Berat,  është  tregues  pozitiv dhe premtues për zhvillimin ekonomik te qytetit, dëshmon qartë se Kalaja historike e qytetit  UNESCO, kryeson top listën e vendeve më të vizituara.
Historiku:
Fortifikimi i Beratit është i vendosur në anën e djathtë të rrjedhjes së lumit Osum, aty ku lugina arrin dhe formon një grykë të ngushtë rreth 50-60 m. kodra mbi të cilën ngrihet fortifikimi arrin një lartësi prej rreth 200 m mbi nivelin e detit dhe ka një formë trekendore të çrregullt, të ngjashëm me fortifikimin e Bylisit. Pozicioni strategjik i fortifikimit të Beratit bënte të mundur kalimin e rrugëve në antikitet nga krahinat e brendshme të luginës së Osumit drejt fushës së Myzeqes, ku gjendeshin qytete dhe qendra të mëdha tregtare si kolonia helene e  Apollonisë.

Vendbanimi i hershëm antik në Kalà shtrihej pak a shumë në linjat e sotme të mureve dhe kullave mesjetare. Nga germimet e realizuara në vitet 70  u zbuluan një pjesë traktesh muresh me gurë të medhenj kuadratik pa lidhje llaçi, karakteristik kjo e shek. IV-III p.K.

Pra, fillesat si qendër e mirëfilltë qytetare duhet të kenë nisur në këtë periudhë historike edhe pse jeta ka pasur ekzistuar edhe më parë. Dëshmi për këtë janë dy çekanë prej guri që datojnë në periudhën e bronzit. Duke përfshirë edhe murin galeri që zbret në lumë duke formuar qytetin e poshtëm, fortifikimi arrin një sipërfaqe të përgjithshme prej 16 ha, kurse vetë kodra arrin në rreth 10 ha, një vendbanim urban mesatar po të bazohemi në standartet e një vendbanimi qytetar në botën antike.

Rëndësinë e pozitës së  vecantë strategjike, kalasë së Beratit ja përforcon edhe ngritje në shek. III p.K e fortifikimit të Goricës në krahun e majtë të lumit Osum, duke bërë gati të pamundur kalimin në këtë grykë të ngushtë. Në gjendjen e sotme ekzistuese fortifikimi i Beratit paraqitet kryesisht me një planimetri mesjetare të murrit rrethues, me 24 kulla dhe 4 hyrje. Hyrja kryesore me një oborr të fortifikuar (barbakano) me korridor i përket shek. XIII, periudhë kur në kështjellë sundonte despoti i Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni. Kjo hyrje mbrohet nga një kullë në krahun e saj të djathtë, gjë që ndihmonte goditjen e armikut në krahun e tij të zbuluar nga mburoja. Kullat e tjera në gjithë perimetrin e murit janë ndërtuar në përshtatje me terrenin e kodrës. Format e kullave janë nga më të ndryshmet, katrore, pykë, forëm U-je, etj. Periodizimi i ndërtimit të kullave shkon nga antikitetit i vonë, bizantine, sundimi osman deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare.

Po gjatë periudhës mesjetare bizantine (shek.XIII) në majën më të lartë të kodrës ngrihet një tjetër rrethim (kështjella-akropoli) i pajisur me dy hyrje dhe 5 kulla mbrojtëse, i cili shërbente si një vendstrehim në rast të pushtimit të kështjellës së poshtëme. Në një periudhë të përafërt  brenda akropolit ngrihet një rrethim tjetër si vendqëndrim për dinjitarët e qytetit (selia), i cili mbrohet nga një kullë pesëkëndshe në të djathtë të hyrjes dhe një katrore në të majtë të saj.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg