Kalaja e Gjirokastrës në rrezik
të vërtetë, situatë urgjente

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik<br />të vërtetë, situatë urgjente<br>
Në këto foto duket çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit edhe pse pretendohet një "restaurim" me fonde donatorësh (TIKA), e cila nga fotot siç e kam përshkruar kohë më parë duket që s’ka respektuar asnjë parameter të teknikave tradicionale, duke vendosur rasat e gurit me llaç, i cili do të akumulojë më tepër lagështi.

Sot ambientet poshtë çative të reja dhe poshtë hapësirës ku është ndërhyrë janë me më shumë lagështi siç shihet shumë lehtësisht në foto...!

kalaja gjirokaster

Kalaja e Përjetshme
Plot 23 vite më parë në datën 20 shkurt të 1995-s, Bashkim Fino në kreun e bashkisë së Gjirokastrës, i drejtohet zv.kryeministrit dhe njëkohesisht Ministër i Ndërtimit dhe vë në dijeni kryeministrin e atëhershëm Aleksandër Meksi në lidhje me "Marrjen e masave inxhinierike në qytetin e Gjirokastrës" me fokus kodrën, ku shtrihet Kalaja e qytetit.

Ky dokument është një prej dhjetrave që theksojnë rrezikshmërinë e shpateve mbi të cilat është ndërtuar Kalaja.

Shpesh ne i referohemi 11 studimeve (dhe projekteve) që janë hartuar pas një studimi të zones dhe që japin rekomandime direkte, por ekzistojnë një mori kërkesash qe në vite janë formuluar prej pushtetit vendor për kërkim, ndërhyrje dhe investime në lidhje me stabilizimin e kësaj zone.

Këto ditë, pasi m’u kërkua të flisja në një televizion për problemet që has kalaja, gazetarja më komunikoi me shumë mirësjellje se duhet ta shtynim takimin për shkak të zgjedhjeve në FSHF. Sigurisht e pranova (duke konsideruar që në vendin tonë futbollit ccdo javë i kushtohen mbi 4 emisione në tv).

Por kish një figurë që lidhte këto dy ngjarje që shtynë njëra-tjetrën, ishte pa dyshim z.Fino dhe shqetësimi i tij i dikurshëm i cili qëndronte ende aty, më i madh se ai i 23 viteve më parë dhe që ende nuk ka marrë një drejtim.

Në tentativën e fundit për ta adresuar këtë problematikë prej autoriteteve ka "lindur" një projekt, fill pas planifikimit të "Bypass"-it famëkeq i cili do ndërtohej fiks aty ku sot po thellohen ccarjet dhe ku gjeologjia po tregon brishtësinë e saj ekstreme.

Ky projekt i titulluar "Gjirokastra Ali Pasha Trail and slope stabilization" është pjesë e një huaje nga Banka Botërore dhe që shtrihet ne 4 qytete(Sarande -Berat-Përmet dhe Gjirokastër). Dy projektet e tjera që parashikohen në Gjirokastër jane dhe : Gjirokastra Bazaar cobblestone road rehabilitation dhe Gjirokastra Street and monument lighting in historic center. http://www.qbz.gov.al/…/buletini/2017/PDF-2017-b/21-2017.pdf

kalaja gjirokaster

Rëndësia e kësaj problematike e ngritur në vite dhe risku i madh që ka, kurrsesi nuk mundet të ishte si prapashtesë e " Shtigjeve të Ali Pashes", por nevoja na bën të pranojmë dhe këtë ngelje në prapashtesë!

Gjithsesi, pavarësisht nevojës së dukshme, kjo nuk ta heq dot nevojën për të mësuar se ku janë fiks këto stabilizime të rrëshkitjeve, që emërtimi i përgjithshëm synon të stabilizojë! Ku shtrihen këto? Cili është raporti i financimeve mes stabilizimeve dhe "shtigjeve" të Aliut (me gjithë respektin për atë që i ka shkuar mendja për Ali Pashën dhe shtigjet e tij në Gjirokastër, Aliu gjithsesi ka për të mbetur Ali Tepelena ose Luani i Janinës duke u lidhur natyrshëm me shumë me këto dy qytete).

Dhe pyetja tjetër, a do te miratohet studimi i Bashkisë Gjirokaster dhe Studios Torresi (i hartuar prej mbi 50 eksperteve te profileve te ndryshme)??

kalaja gjirokaster

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi