Një lopë deti tropikale e ngecur në plazhin e Floridas mori ndihmën e parë nga një grup i organizuar nga kalimtarë të rastit të cilët u mobilizuan në një skuadër shpëtimi dhe arritën të lëviznin kafshën sërisht në ujë duke e shpëtuar atë.

Kafsha ngeci në plazhin e Ponce Inlet, 65 milje larg birgjeve të Floridës. Vizitorët pasi kanë pikasur krijesën e cila ndodhej në vështirësi e kanë ndihmuar duke i hedhur vazhmisht ujë të freskët në mënyrë që lëkura e saj të mos thahej nga rrezet e diellit.

Ata kanë pritur deri në mbërritjen e skuadrës së departamentit të Floridës për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe kanë bashkëpunuar në shpëtimin e saj, duke e transportuar brenda në ujë.

Arsyet përse ngeci në rërë nuk dihen ende, megjithatë ndihma e dhënë nga kalimtarët e rastit ishte ajo çka i shpëtoi jetë. Lopët e detit të tropikut janë të parrezikshme dhe shumë të dashura me njerëzit; ato jetojnë në brigjet e Floridës dhe ushqehen me bimë nën ujore.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)