Arrestohet një 50 vjecar në një postbllok në Kolpaq, pranë kufirit greko-shqiptar ndërsa përpiqej të transportonte lëndë narkotike në vendin fqinj.
Pas ndalimit, policia greke ka konstatuar se në automjet transportoheshin 101 kg kanabis dhe një automatik kallashnikov, të cilin transportuesi i drogës e mbante në sedilen e pasagjerit.
/Shqiptarja.com
Pas ndalimit, policia greke ka konstatuar se në automjet transportoheshin 101 kg kanabis dhe një automatik kallashnikov, të cilin transportuesi i drogës e mbante në sedilen e pasagjerit.
50 vjeçarit i janë sekuestruar edhe dy telefona ,nga të cilët policia shpreson se do të zbulojë edhe personat nga e ka blerë dhe destinacionin e ngarkesës me kanabis.










