TIRANE - Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka vendosur ti transferojë dy dosje që bëjnë fjalë për ish-ministrin Arben Imami në prokurorinë e Elbasanit. Dy kallëzimet janë bërë nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe bëjnë fjalë për tregtimin e një sasie tritoli që ndodhej në uzinën e Mjeksit dhe shitjen për skrap të një pjesën së teknologjisë së kësaj uzine.
Njësia Task-Forcë ka kryer veprimet paraprake hetimore, ku pasi ka sekuestruar një sërë dokumentash ka vendosur që hetimi i mëtejshëm për këtë çështje të vijohet nga prokuroria e Elbasanit. Kjo pasi sipas njësisë hetimore Task-Forcë, vepra penale që pretendohet në kallëzimin e ministrisë së Mbrojtjes është kryer në Elbasan, dhe se juridiksionin e hetimit në këtë zonë e ka vetëm prokuroria e këtij qytetit.
Veç këtyre dy kallëzimeve, në prokurorinë e Tiranës janë duke u hetuar dhe disa kallëzime të tjera të depozituara nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
*Shkirimi u publikua në të përditshmen Shqiptarja.com (print) 22 Prill 2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dy padi të reja për Imamin abuzim me përgjimet e SHIU-t