Kallëzimi i Agron Xhafajt, Krimet e Rënda thërrasin tre zyrtarët e PD

Kallëzimi i Agron Xhafajt, Krimet e Rënda thërrasin tre zyrtarët e PD

Tre zyrtarët e PD gjatë denoncimit të Agron Xhafajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të marrë në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi, pas padisë së ngritur nga Agron Xhafaj lidhur me përgjimin ambiental i publikuar prej tyre 3 ditë më parë.

Tre opozitarët janë thirrur për t'u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së enjte. Ata do pyeten lidhur me publikimin e videopërgjimit ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin, duke theksuar se sajuan videopërgjimin. Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij. Kur kanë kaluar tre ditë nga furtuna e akuzave të opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, vëllai i tij, Agron Xhafaj iu është dorëzuar sot autoriteteve italiane për t'u përballur me drejtësinë e vendit fqinj lidhur me një vendim të Gjykatës së Kasacionit që e ka dënuar atë me 7.2 vite burg për trafik droge. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamburg: 16/05/2018 22:42

    Ne qofte se kjo Video esht e montuar keta plera tu hiqet imuniteti dhe plasi brenda funderrinat

    Përgjigju
  • populli: 16/05/2018 17:52

    dretesi pere te gjithe prokuroria te beje punen tamame qofshine kuzhdo

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/05/2018 16:32

    Nqse janë vërtet shpifje, plasini brënda fundërrinat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'