Kallëzimi i PD për atentatin e Doshit
Pushohet hetimi për Tahirin e Didin
Dy muaj kohë i janë dashur Prokurorisë së Përgjithshme për të konkluduar me mbylljen e hetimeve ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, akuzuar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimit e të vërtetës.
TIRANE - Dy muaj kohë i janë dashur Prokurorisë së Përgjithshme për të konkluduar me mbylljen e hetimeve ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, akuzuar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimit e të vërtetës.
Këta dy vepra, sipas kallëzimit, Tahiri dhe Didi i kanë konsumuar, pas takimit me
Durim Bami në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe nuk kanë kryer asnjë hetim konkrete për pretendimet e tij se ishte vrasës me pagesë dhe ishte porositur për të ekzekutuar deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
Prokuroria thotë se nga verifikimet e kryera, rezulton se këto pretendime nuk qëndrojnë pasi në asnjë rast Durim Bami nuk ka pranuar të bëjë kallëzim apo të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të zbardhur pretendimet e tij.
Në vendimin e mos fillimit të ndjekjes penale, prokurorët thonë, se Policia e Shtetit ka kryer verifikimet e nevojshme në kohën kur Bami ka takuar ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin Didi dhe rezultuan të pavërteta deklarimet e 36-vjeçarit. Po të njëjtin qëndrim, të inskenimit dhe sajimit të komplotit të vrasjes, hetuesit thonë, kanë mbajtur edhe prokurorët e çështjes të cilët po hetojnë deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.
Ky vendim i mosfillimit të ndjekjes penale ndaj Tahirit dhe Didit, mësohet se prokuroria ia ka komunikuar edhe Partisë Demokratike. Pasi ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili me datë 7 mars i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme duke kallëzuar Tahirin dhe Didin
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1051
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor, 13:15
-
Durim Bami arrestohet për herë të dytë në Dubai, pritet të deportohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'
28 Tetor, 15:08
-
Durim Bami u arrestua sërish në Dubai? Ende s'ka konfirmim zyrtar
27 Tetor, 11:16
-
'S'kam përdorur Sky'! Zbardhet dëshmia e Marklen Hakës në seancë, mohon se mori pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit! GJKKO e lë në arrest me burg
8 Shtator, 11:59
-
SKEDA/ Konfliktet hakmarrëse mes Marklen Hakës dhe Gentjan Bejtjas! Vrasja e hallës, atentatet në seri mes tyre dhe vrasjet
6 Shtator, 16:08
-
SKEDA/ Gentjan Bejtja, ‘mishi i huaj’ mes klanit të Ervis Martinajt dhe aleancave Dokle-Duka-Bami! Saga e hakmarrjes, viktimat e atentateve dhe precedentët
29 Gusht, 11:54
-
Arrestimi i Durim Bamit në Dubai, kryepolici Rrumbullaku: S'është liruar, i është lehtësuar masa! Burime për 'Report TV': Ndodhet në arrest shtëpie
14 Gusht, 12:28
-
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
13 Gusht, 23:10
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht, 13:38
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Arrestimet e policisë, eksperti Softa: Duhet shkuar tek grosistët e mëdhenj të drogës! Durim Bami i lidhur me politikën, shpresoj të dalë 'pendito'
12 Korrik, 19:31
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik, 11:41