Zyra e zv/Kryeministrit, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tirane sh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Bashkia e Tiranës se pas datës 26 Maj 2017 në të janë punësuar 18 shtetas dhe janë larguar 7 në shkelje të Kodit Elektoral .
Informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore përfshire këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100 % shtetëror.
Zyra e zv,Kryeministres Ledina Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar si dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar ne Kodin Penal.
Zyra e zv.kryeministres thekson edhe njëherë se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com