Një 35-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Dibër, pasi gënjeu këta të fundit në një kallëzim ku pretendonte se bashkëshortja e tij keqtrajtonte fëmijën e tyre.

Bëhet fjalë për SH.K., 35 vjeç, banues në  Prishtinës, Kosovë.

Sipas policisë, 35-vjeçari në kohë të ndryshme nëpërmjet komunikimeve elektronike, ka pretenduar se ish-bashkëshortja e tij, keqtrajtonte fëmijën e tyre të mitur.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se 35-vjeçari, ka bërë njoftim të rremë në polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.