Kalo: Ndërgjegjësohuni sa s'kemi përjetuar ende sprovën...para se të vijë një ditë ku askush s'mund t'ju vijë në ndihmë

Kalo: Ndërgjegjësohuni sa s'kemi përjetuar ende sprovën...para se të vijë një ditë ku askush s'mund t'ju vijë në ndihmë

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo u është drejtuar me një lutje qytetarëve që të shmangin grumbullimet e mëdha të njerëzve, si e vetmja formë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Teksa ka publikuar disa foto, të cilat si për ironi të fatit janë shkrepur 70-80m në vijë ajrore nga Infektivi ku janë të shtruar 72 pacientë, ai u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë në këtë luftë të vështirë bluza e bardha. Ndërgjegjësim, sa ende jemi larg kësaj prove, thekson Kalo, përpara se të vijë një ditë ku askush mundet të na vijë.

"Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë, 25 Mars 2020, ora 12:45. Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerëzish, nga dhjetëra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19. Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja. Me këtë mënyrë të papërgjegjshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19. KAPACITETET në burime njerëzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUK janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë, ndërgjegjësohuni sa ende jemi larg kësaj sprove. Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet t'ju vijë në ndihmë. Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë. A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore??? Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë në çdo moment, por mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë. Ju lutem!!!!", shkruan Kalo.

Fotot e publikuara nga Tritan Kalo

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tirinci: 26/03/2020 10:54

    Kafsheri ne ekstrem keto foto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen