Kalo: Në QSUT puna në ekip ka dhënë fryte, në dallim me 'protagonistët individual'! Për ne s'ka fundjava e festa, kini besim te puna jonë

Kalo: Në QSUT puna në ekip ka dhënë fryte, në dallim me 'protagonistët individual'! Për ne s'ka fundjava e festa, kini besim te puna jonë

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat! Puna vijon si një ditë për ditë në dy spitalet COVID, për të përballuar "flamën botërore", siç mjeku Tritan Kalo zgjedh ta quajë!

Duke i siguruar të gjithë, se puna po bëhen me shumë përkushtim, ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, por edhe të mos humbnin mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit të mjekëve.

Ai si jo pak herë, ka ironizuar edhe "protagonistët individual" të shfaqur në muajt e pandemisë.

"Kohë kovidiane….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të misionit tonë fisnik….Nga të gjithë ju kërkojmë më shumë ndërgjegjësim e përkujdesje ndaj vetes, si dhe kujdes ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….nuku është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….kemi ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….kujdes e drojë po e vetëm po, panik jo e vetëm jo…ju duam dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever", shkruan Kalo.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liu: 07/09/2020 11:29

    O z. Kalo ju tregoni anet pozitive, kurse pacientet i keni ndaluar te komunikojne me telefon me familjaret qe mos te nxjerrin horlleqet tuaja

    Përgjigju
    • Taulant: 07/09/2020 16:19

      Horrlleqet e tyre? Po c'flisni o morra? Po kur sherohen keta qe s'u lejohet telefoni nuk kane goje te flasin dhe te nxjerrin horrlliqet, apo i mbajne ne spital vetem per t'i vdekur? Kane mbi 6 muaj te shkretet qe rrine nga 12 ore te veshur si mumje kur temperatura jashte shenon mbi 35 grade dhe ti ke surrat e i gjykon mbi trajtimin qe u bejne pacienteve? Gjykon ti qe refuzon te mbash masken, ti qe hidhesh dhe perdridhesh neper festa kolektive, ti qe e mendon virusin si nje grip i lehte dhe ulesh nga 3 here ne dite ne kafe krahe per krahe me tufen e shokeve?! Po shkoni mo palaço qe s'dini c'eshte mirenjohja ne jete.

  • Familjari: 07/09/2020 09:53

    Pse po ankohen shum familjar te pacienteve me covid,ata dalin me ze e figur ne medja,pse nuk i pergenjeshtoni,ata flasin hapur per korrupsin,apo korrupsioni asht ba si buka qe ham cdo dite.Ne nuk e dim se si punoni ju atje ne nuk e dim,por po dim se po vdesin shum.

    Përgjigju
  • Zoti: 07/09/2020 09:44

    Kalo , ku i keni mjeket e brezave te rinj??! Si ka mundesi jane vetem te vjetrit. Ju jeni zotri burre por , mos beni elozhe per shume te tjere qe e kane rrjepur nga leket kete popull kur ka pas hall

    Përgjigju
  • Mjeki popullor: 07/09/2020 09:21

    Pse po hidhen nga dritaret e spitaleve te semuret me COVID-19 z. Kalo?

    Përgjigju
    • Vjola: 07/09/2020 15:55

      Ju lumte , shendet te kini ju mjeke duar arte .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!