Kalo nxjerr provat: Unë jam mjek dhe për asnjë arsye s'bëhem vegël e asnjë partie...por në Shqipëri s'ka pasur COVID-19 që në dhjetor

Kalo nxjerr provat: Unë jam mjek dhe për asnjë arsye s'bëhem vegël e asnjë partie...por në Shqipëri s'ka pasur COVID-19 që në dhjetor

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Një nga debatet më të nxehta të ditëve të fundit është "kur ka hyrë koronavirusi në Shqipëri", nxitur edhe nga akuzat e PD-së kundrejt qeverisë.

Rasti i parë, pra pacienti zero është konfirmuar në 9 mars, por ka të tjerë, këtu përfshihet edhe opozita, që thonë që ka hyrë në dhjetor dhe për këtë sjellin edhe disa imazhe grafiku, por mjeku Tritan Kalo e mohon një gjë të tillë.

Duke sqaruar se është mjek, dhe kurrsesi nuk pranon që të jetë një vegël e asnjë partie politike, Kalo shprehet se grafitë e publikuara të mushkërive nuk kanë lidhje me koronavirusin, por përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1).

“Imazhet e mëposhtme të GG nuk kanë asnjë lidhje me Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, por ato duken të njëjta dhe i përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1):
Karcinoma bronko-alveolare
Limfoma intravaskulare e qelizës B të gjerë pulmonare,
Edemë pulmonare,
Hemorragji difuze alveolare,
Fibrozë pulmonare,
Pneumonia organizative kriptogjene,
Sarkoidoza,
Granulomatoza limfomatike,
Sëmundje të ndryshme jo-ngjitëse intersticiale të mushkërive si: pneumoni mbindjeshmërie (p.sh. pneumoni methotrexate), sindromi Hamman-Rich, si dhe: Kemi pasur mijëra e mijëra raste të gripit A (H1N1) në Shqipëri, gjatë periudhës së mesit të dhjetorit 2019 dhe në fund të shkurtit 2020 . Dikush ka studiuar ndryshimet të diagnozës të secilës prej sëmundjeve të përmendura më lart, përfshirë edhe gripin A (H1N1), përpara se në Shtetet e Bashkuara të administronin një përgjigje pozitive për Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, edhe para se të dini rezultatet e PCR ??? . Kam nevojë për një përgjigje shumë të thjeshtë, po ose jo? Ne jemi mjekë dhe shëndeti i popullit shqiptar duhet të na udhëzojë në çdo kohë . Ne nuk duhet të mendojmë dhe të veprojmë për asnjë arsye, si një vegël në duart e ndonjë prej partive politike shqiptare !”,
shkruan Kalo.

Fotot e publikuara nga Tritan Kalo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër