Kalo në Report Tv: Në Tiranë të lejohet lëvizja deri në 21:00! Virusi do rishfaqet në shtator, por ne do jemi më imunë! Opozita jo politikë me viktimat e COVID

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo propozon që lëvizja në Tiranë të jetë deri në orën 21:00, edhe pse kryeqyteti është zonë e kuqe! Në një intervistë për Report Tv, Kalo tha se ky do të ishte vendimi më i drejtë, pasi është i vetëdijshëm që qytetarët nuk e respektojnë orarin deri në 17:30, e mbi të gjitha është shumë i vështirë për t'i kontrolluar.

"Oraret janë vendosur, por njerëzit janë në rrugë. Dhe shpërfillja tregon që këto masa drastike të vendosura kanë një mundësi që e kalojnë kufirin e logjikës. Njerëzit janë deri në 21:00 zakonisht jashtë. Do të jetë shumë praktike që të ligjërohet që deri në 9:00 të darkës njerëzit të qarkullojnë lirshëm, se nuk kontrollohet dot kjo Tiranë. Nuk mund të ketë individ që të survejojnë çdo derë, çdo pallat. Por vetëndërgjegjësimi, edhe pse çalon, do të bëhet se detyrimisht do të edukohen", tha Kalo në intervistën me gazetarin.

Si një mjek me shumë përvojë, Kalo i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes së çfarë do të ndodh me koronavirusin në verë. Ai ka sqaruar se fraza "rikthim i COVID-it" është e gabuar. Është rishfaqet, shprehet Kalo. Që do të thotë, virusi do të ketë një vetëshuarje, por që do të rikthehet, njësoj agresiv, edhe pse ne do jemi më imun.

Në përgjigje të opozitës, Kalo e "këshillon" që të mos bëjnë politik me viktima, duke thënë se janë lehtësisht të verifikueshme, teksa i fton që të bëhen bashkë në luftën me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Kalo ftesë mjekëve të PD: Të bashkojmë krahët, të shkëmbejmë eksperiencën...s'ka opozitë me COVID-in

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 javë që nga nisja e "luftës" me koronavirusin, mjeku Tritan Kalo ripërsërit ftesën për kolegwt e opozitës që kanë hequr dorë nga bluzat e bardha dhe i janë bashkuar politikës.

"Do t'i ftoja të jenë pjesë e këtij infeksioni. Nuk ka opozitë në këtë infeksion. Nuk ka profesionalizëm nëse dominon politika. Të bashkojmë krahët, të shkëmbejmë eksperiencën", tha Kalo.

Ora 19:24
'Ku e gjen kohën të flasë'/ Kalo- Beqajt: Po e quaj doktor edhe pse s'është! I llogaris minutat, s'merrem me barcoleta...tregon përplasjen në 2015

Në përgjigje të ish- ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili tha se "ku e gjen kohën Tritan kalo për të shkruar, a s'duhet të jetë në punë", mjeku ka një përgjigje ironike, teksa sjell në vëmendje edhe përplasjen që kanë pasur në 2015.

"Nuk e di se nga i nis projeksionet e tij Doktor Ilir Beqaj, doktor s'ka qene, po ministër i shëndetësisë. Kam pasur një përplasje në 2015, kur donte të organizonte një testim të stafit mjekësor të pallogjikshëm, dhe edhe pse në atë testim nuk përfshiheshim ne me titujt shkencor, por unë jam pah Hygonian. Liria ime mbaron aty ku fillon liria tjetrin". nuk e konsideroja veten të lirë, kur cënohej liria e kolegëve. Nëse njerëzit kanë një organizim që më shumë flenë se punojnë, unë s'jam kështu. Më dhemb koka kur fle më shumë se 4 orë. I llogaris minutat dhe i përdor në mënyrë eficente. Nëse do të kalosh kohën me fjalë me barcaleta, kalon shpejt, nëse kalon me punë e me përkushtim, unë jam një njeri që nuk e kam kursyer veten nga media, sepse njerëzit kanë nevojë për informacion, për të marrë dijet që duhet, se njerëzit nuk kanë nevoja për hipoteza", tha Kalo.

Ora 19:14
Kalo: Të lejohet lëvizja në Tiranë deri në 21:00 se nuk kontrollet dot! Vetëndërgjegjësimi do të vijë

Si një anëtar i Komitetit Teknik, Tritan Kalo për Report Tv shprehet se është i vetëdijshëm që njerëzit vijojnë të lëvizin edhe përtej orës 17:30 që është vendosur nga qeveria, prandaj ai shprehet se edhe Tirana të funksionojë si në zonat e gjelbra ku lëvizja të jetë deri në orën 21:00. Ndërkohë, vetëndërgjegjësimi, për Kalon, do të vijë vetë.

"Oraret janë vendosur, por njerëzit janë në rrugë. Dhe shpërfillja tregon që këto masa drastike të vendosura kanë një mundësi që e kalojnë kufirin e logjikës. Njerëzit janë deri në 21:00 zakonisht jashtë. Do të jetë shumë praktike që të ligjërohet që deri në 9:00 të darkës njerëzit të qarkullojnë lirshëm, se nuk kontrollohet dot kjo Tiranë. Nuk mund të ketë individ që të survejojnë çdo derë, çdo pallat. Por vetëndërgjegjësimi, edhe pse çalon, do të bëhet se detyrimisht do të edukohen. Ai që ka pasur kontakt me sëmundjen do jenë informatorët më të mirë, propagandistët më të mirë për të bindur të tjerët që nuk është më shaka", tha Kalo.

Ora 19:03
Kalo: S'do refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por pa puthje dhe përqafime! Plazhi me kujdes

Koronavirusi ka ndryshuar shumë sjelljen e njerëzve, kështu edhe dasmat edhe pushimet e verës nuk do të jenë njësoj si vitet e kaluara. Pyetur drejtpërdrejtë nëse do të shkoj në dasmë këtë periudhë dhe a do bënte plazh, Kalo u shpreh se nuk do e refuzonte kurrsesi një ftesë të tillë, por do tregohej shumë i kujdesshëm.

"Nuk do refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por që të jenë të kujdesshëm. teprime në përqafime dhe puthje duhet të besohemi që janë të tepërta. Koka të na hyjë më shumë në veprim dhe më pak duart. Sepse nuk është vetëm ky virus në qarkullim, detyrimisht një nga arsyet pse fëmijët preken së afron buzët dhe hunda e tij.

Edhe plazhi me kujdes. Duke respektuar distancën dhe në ato plazhe ku nuk ka derdhje të ujërave të zeza ka rrezik minimal. Në ujërat e kripura virusi", tha Kalo.

Ora 18:54
Kalo- opozitës: Numri i viktimave nga COVID-i lehtësisht i verifikueshëm! Jo politikë me të vdekur, të bashkojmë krahët ta luftojmë

Virusi nuk është i parafrabrikuar dhe numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi nuk është fshehur. Këto janë dy përgjigjet e dhëna nga mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Report Tv. Kalo ka dhënë një shembull të thjeshtë, Tajlandën ku edhe pse është një popullësi shumë e madhe, ka pasur një numër shumë të ulët të viktimave, dhe kjo sipas tij falë masave të marra në kohë. Pikërisht ky është edhe motivi që për Kalon në Shëipëri, fatmirësisht ka një numër shumë të ulër të viktimave, teksa i quajti të palogjikshme akuzat e opozitës. Në përgjigje të tyre, ai i ftoi që të bashkoheshin për ta luftuar këtë virus.

"Virusi në karakteristikat nuk ka ngjashmëri me viruset e parafabrikuara, si një pjesë e arsenalit të armëve biologjike, nuk ka asnjë gjë të saktë, duhen studime më të thelluara. Më shumë duket një beteje tërheqje vëmendje se një saktësim i krijimit të këtyre virusi.

Tajlanda është vendi i parë ku janë parë të sëmurët e parë, pas Kinës. Qeveria tajlandeze mori masa të menjëhershme, nuk priti që të shpallej pandemi. 7 mln banorë ka 56 banorë. Është ngritur dikush nga opozita pse ka kaq pak. E palogjikshme të kërkosh të vdekur kur nuk ka. Nuk ka asnjë arsye, janë të regjistruara në regjistrat e spitale. Është një lojë që nuk ia vlen të marrësh me të, nuk bëhet politikë me të vdekur, por të bashkosh krahët ta luftosh", tha Kalo.

Ora 18:50
Kalo: Jo rikthim të virusit në shtator, por rishfaqje! Do jetë njësoj agresiv, por ne do kemi më shumë imunitet

1589387022_kalo7.jpg

Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se koronavirusi nuk është zhdukur, prandaj kujdesi do duhet të jetë maksimal. Pyetur për një valë të dytë të infeksionit, Kalo tha se në këtë rast nuk do të kemi një rikthim, por rishfaqje.  Në këtë rishfaqje, Kalo thotë se ai do të jetë agresiv njësoj, por deri atëherë popullsia do të ketë krijuar një imunitet.

"Virusi nuk është në grahmat e fundit, por si një sëmundje respiratore, shkon në një vetëshuarje, por jo të plotë. Gradualisht COVID-19 do të klasifikohet si infeksion i vijave respiratore, që do të jenë me ne. Në verë kemi disa infeksione që kalohen shpesh në plazh dhe kanë si simptoma gripi. Me ardhjen e vjeshtës do të riaktivizohen, dhe pa dyshim midis tyre nga tamponet që do të merret, detyrimisht do të jetë i pranishëm edhe COVID-19. Nuk do të jetë një rikthim, por një rishfaqje i këtij virusi. Është i njëjti virus, nuk është më agresiv. Mendoj që shfaqja e këtij visuri nuk do të jetë më agresiv, hapësia kohore nga 13 maj deri në shtator, ka disa muaj dhe kontaktet sporadike do të na ndihmoj që të kemi më imunitet", tha Kalo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen