Kaloi shkallën e parë, por Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtarit që i dha Bashës Bashkinë e Tiranës në 2011

Kaloi shkallën e parë, por Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtarit që i dha Bashës Bashkinë e Tiranës në 2011

Në 20 dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja, një emër i njohur i sistemit të drejtësisë, sidomos për shkak se ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 

Trupa ishte e përcarë në këtë vendim, pasi Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj ishin pro duke e konfirmuar me arsyetimin se "Gjyqtari Kalaja ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe figurës". Por Brunilda Bekteshi u shpreh se "Provat tregojnë se nuk e justifikon pasurinë". Megjithatë me dy vota pro dhe një kundër, ai kaloi. 

Por Komisioneri Publik nuk është pajtuar me këtë vendim duke e ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas Komisionerit Publik, Astrit Kalaja nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji që ta shkarkojë nga detyra. 

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Komisioneri Publik vlerëson, se referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 224, datë 20.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/ Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja