Këngëtarja bukuroshe kosovare Kaltrina Selimi është shprehur se do të dëshironte të kishte dy fëmijë.

Selimi këtë verë është lidhur në martesë me të fejuarin e saj, Dritonin dhe mesa duket është në planet e tyre të ardhshme për të pasur fëmijë.

“Është një prej planeve tona, që e bisedojmë shumë shpesh dhe është dëshirë shumë e madhe e të dyve”.Unë do të doja  dy, sigurisht një djalë dhe një vajzë, e sidomos kam dëshirë që të jenë binjakë, ndërsa e kam një kundërshtar të madh në këtë aspekt sepse Dritoni dëshiron më shumë fëmijë”,-është shprehur këngëtarja.

Kaltrina Selimi është një emër mjaft i dashur i muzikës jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

(xh.k/shqiptarja.com)