Vajza e këngëtares shqipatre Eli Fara, Marina është përfolur gjithmonë për format e saj trupore. Ajo u bë e njohur vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndante me të gjithë ndjekësit e saj foto nga më provokueset.
Mirëpo pati një periudhë kohore kur bukuroshja u përfol për një shtatzëni, mbylli të gjitha rrjetet sociale, dhe kur i rihapi nuk ishte më ajo vajza e dikurshme. Gjithsesi Marina është rikthyer sërish si dikur.
Vajza e këngëtares ka publikuar një foto ku shihet e veshur me bikini dhe vë në dukje të pasmet. “Kam përjetuar ferrin, kështu që bëj shkrepjen tënde më të mirë, dhe unë jo vetëm që do të mbijetoj por do të fitoj,”- shkruan Fara mbi foto.