INDI - Teknologjia ka sjellë risinë më të fundit në lidhje me artin e Kamasutrës.

Të gjithë ata persona të cilët kanë dëshirë të shohin në teknologjinë 3D pozicionet e famshme të Kamasutrës, mund të ekspolorojnë figurat e shoqëruara dhe me tekst.

Ky është një version i ri, në një app për smartphone, origjinali i të cilit vjen nga sanskrishtja e vjetër që daton para 2000 vjetësh.

Çdo imazh mund të shihet nga të gjitha këndet duke ofruar një imazh të plotë dhe të qartë.

Kjo risi premton të ndihmojë të gjitha çiftet, duke i siguruar ata se imazhet janë sjellë më afër veprimit se kurrë më parë.

Ajo çfarë mund të bëjnë përdoruesit është se mund të rregullojnë pamjen e pozicioneve duke i ndryshuar modelin e flokëve dhe ngjyrën e lëkurës si dhe duke i shtuar një muzikë sipas dëshirës.

(b.t/shqiptarja.com)