PARIS - Tashmë kanë mbaruar përgatitjet për të festuar në një stil madhështor përvjetorin e 850-të të katedrales Notre Dame. Një nga projektet e rëndësishme të restaurimit të katedrales ishte zëvendësimi i kambanave.
Kambanat të punuara në një shkritore në Normandi parakaluan në rrugën e famshme Champs Elysees dhe u mirëpritën me duartrokitje nga parizienët.
Kambanat e vjetra të cilat ishin punuar në vitin 1850 u gjykuan të papërshtatshëm dhe u hoqën në vitin 2012 për t’u zëvendësuar me të rejat të cilat mund të kenë një jetëgjatësi deri në 300 vjet.
Një zyrtar i Notre Dame tha se njerëzit po përjetojnë një moment historik dhe kjo është një ngjarje unike dhe e gëzuar.
Kambanat e reja u përuruan me një rit fetar. Me rastin e 850 vjetorit të saj, katedralja e famshme Notre Dame është restauruar plotësisht duke përfshirë rrjetin e ndriçimit dhe një platformë të re. Katedralja e famshme shikohet si shembulli perfekt i arkitekturës botërore.
Notre Dame u ndërtua në vitin 1163ku shërbeu si shkollë muzike për tu shndërruar më pas në një ndërtesë kulti.
Ndërtesa e cila ka qenë pikë referimi në Paris ka parë kurorëzimin e mbretërve dhe shume perandorëve, si dhe funerale të krerëve të shtetit. Ajo vizitohet nga miliona turiste në vit dhe shihet si shembulli perfekt i arkitekturës.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com