Kamela Islamaj: Më detyruan të merrja pjesë në “Ethet e Së Premtes”, talent-show më i mirë në Shqipëri… (VIDEO)

Është një nga këngëtaret më të mira të muzikës live dhe një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por këngëtarja Kamela Islamaj është përpjekur të qëndrojë gjithnjë larg “zhurmës mediatike”, duke qenë një personazh që edhe intervistat ka preferuar ti jape rrallë.

E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka folur për fillimet e saj në muzikë duke u rikthyer pas në kohën kur mori pjesë në talent shoë-n “Ethet e së Premtes” duke thënë se ky kompeticion ka qenë një mundësi e mirë që ajo të niste karrierën muzikore, por ka zbuluar se aso kohe, ishte babai I saj që e ‘detyroi’ të merrte pjesë në këtë konkurs muzike.

-Dua të ndalemi në një etapë tjetër, sikur nuk të ndahet shpirt nga talent show-t?

“E di kush është më e bukura? Unë nuk jam një fanse shumë e madhe e talent shoë-t. Mua edhe në “Ethet e së premtes” më ka detyruar babai që të shkoj. Më thoshte shko këndo atje, jo nëpër shtëpi, pse harxho zërin duke kënduar atje. Por unë nuk jam nga ato njerëz që dua të jem në qendër të vëmendjes, pavarësisht rrugës që kam zgjedhur. Nuk më pëlqejnë për veten time  kompeticionet, sepse duhet ta shtrosh shumë mirë rrugën tënde mbrapa. Kompeticioni mbaron, zgjat vetëm 3 muaj, mund të bëhesh sic do meteor tjetër që ka dalë dhe ka ikur. Për mua ishte një ogur I mirë, krijova njohjet, nisa të punoja në locale, ftesat e para ishin nga lokalet e live-it në Tiranë, jo nga televizionet, pastaj fillova si e ftuar në televizione.” thotë këngëtarja.

-Kush mendon se është talent- show më i mirë në Shqipëri, që ka furnizuar tregun me artistë të mirë?

“'Ethet...' janë ato që mbahen mend më mirë nga të gjithë. Mua ende më thonë njerëz që më erdhi keq kur u skualifikove nga “Ethet e së premtes” ndërkohë që unë se mbaj mend. Unë personalisht jam fanse e “The Voice”, jo se kam punuar unë atje, por nga të gjithë ai është më seriozi. Është në kërkim të ‘popstar-it’ që do bëhet i famshëm, por në fokus ka zërin, jo historinë e personazhit.” thotë Kamela Islamaj.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja