Vikena, nga vjen ti?
-Nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Unë kam lindur në Tiranë në një familje artistësh. Të dy prindërit e mi janë këngëtarë të muzikës klasike. Babai im është një, tenor, ndërsa nëna ime soprano, si unë. Unë gjithashtu kam dy hallat të cilat janë këngëtare.
A keni luajtur në një instrument para se të merreshit me këngë?
-Shumë pak. Kam bërë pak leksione pianoje në fillim, sepse prindërit e mi ishin kundër faktit që unë të bëj një karrierë si një këngëtare klasike, sepse kjo është një punë shumë e vështirë. Ata nuk e kanë dashur këtë gjë, për vajzën e tyre. Nuk kanë dashur që unë të studioja për muzikë.
Në çfarë moshe keni vendosur për të bërë këtë profesion?
-Gjatë fëmijërisë sime, në Operën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë. Kur prindërit e mi ishin pjesë e evenimenteve të tilla muzikore, unë i ndiqja. Në moshën 12-vjeçare unë vendosa se jeta ime do të ishte muzikë klasike dhe që unë do të këndoja. Dua të them që kur isha e vogël, unë këndoja në “backstage”-in e Operës Kombëtare në Tiranë. Unë kam qenë e lindur për të. Më vonë, kur kam filluar të këndojë jazz, liria e kësaj lloj muzike ka qenë një zbulim për mua dhe thashë: "Kjo është një përzierje e muzikës klasike dhe lirisë nëpërmjet xhazit". Në atë kohë, ky ishte një shpërthim, ku unë u ndjeva këngëtare plotësisht.
Sa kohë keni që këndoni në opera?
-Ka pothuajse një dekadë. Kam filluar të këndoj rolet më të rëndësishme të muzikës klasike si Rosina në “Berberi i Seviljes”, rolin e Sorroes Charlotte tek të “I riu Verter”, Carmen Bizet, Anna Bolena e Donizetit, “Alla Bella Così fan tutte”, Cherubin tek “Martesa e Figaros”, Siebel në “Faust” Gounod e ...
Cili është roli juaj i preferuar nga këta?
-Sharlota në “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes. Ky rol ishte teknikisht shumë i vështirë, por gjithashtu edhe shumë i ngarkuar emocionalisht. Ka qenë një rol që më ka mbajtur në emocion konstant gjatë gjithë kohëzgjatjes së performancës. Gjithashtu unë kam dashur shumë dhe dhe rolin “Nicklaus” në “Përrallat e Hofman”, ku si partnere në skenë kam pasur Inva Mulën. Në këtë moment, Inva ka kënduar tri rolet në “Përrallat e Hoffman”: Olimpian, Antonian dhe Xhuljetën, kurse unë kam qenë në rolin e Nicklaus. Ajo ishte muza e përrallës që Hoffman e shoqëroi me tre tregime.
A keni nevojë që të lexoni tekstet përpara se të këndoni?
-Gjëja e parë që bëj, kur unë e di se çfarë roli do të interpretoj, lexoj tekstin. Por pa e lexuar, unë nuk mendoj për muzikën, më pas unë vendos muzikën në të.
Mund të zbuloni një këngë që ju mendoni se simbolizon Shqipërinë?
-“Lule borë”. Kjo është një këngë tradicionale shqiptare që në frëngjisht do të thotë "Hortensia". Kjo është një këngë dashurie ku krahasohet një grua e re shqiptare në dashuri me peizazhin e bukur të Shqipërisë.
Cili është komenti juaj për Shqipërinë?
-Shqipëria është një vend i vogël, i bekuar nga zotat, ku gjendet gjithçka, deti, malet, fushat e sheshta, lumenjtë. Gjuha është krejtësisht e ndryshme. Është e dallueshme nga grekët, serbo-kroatët. Kjo është një nga gjuhët më të vjetra në Evropë. Pra, një nga më autentiket me rrënjë indo-evropiane. Ndërsa Shqipëria u pushtua disa herë për pesë shekuj nga osmanët në veçanti, por ajo që është diçka shumë autentike, shumë tradicionale në muzikën shqiptare është muzika polifonike.
Çfarë është ajo?
-Është muzikë tradicionale, e cila është kënduar vetëm në shqip. Kjo nuk është e shoqëruar me instrumente dhe është rregulluar me intervale muzikore që këndohen me harmoni nga individët e një grupi këngëtarësh.
E për ta mbyllur, cila është droga juaj e preferuar?
-(Qesh) letërsia. Unë i dua librat. Dhe ata më ndihmojnë për të zbuluar, deshifruar muzikën, jetën, atëherë unë shfletoj dhe librat. Ashtu sikurse unë pi një gotë verë të kuqe në fund të shfaqjes, me miqtë e mi.
Fjala juaj më e preferuar?
-"Shpirti bukur", që do të thotë “belle âme”.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 19 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)