Kamerat e filmojnë duke rrahur
2 fëmijë, pranga edukatores
Foto/Kjo është edukatorja që dhunonte fëmijët

TIRANË-Një edukatore në një kopsht privat të kryeqytetit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve.
 
Denida Rexhepi, 30 vjeç edukatore në kopshtin “4 stinët” në rrugën “Nikolla Lena” është arrestuar të dielën pas denoncimit të dy prindërve, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë së kopshtit vërtetuan dhunën ndaj fëmijëve.
 
Dy nënat e fëmijëve kanë parë shenja dhune në trupin e fëmijëve të tyre ndaj dhe kanë bërë kallëzimin në Komisariatin nr.2.
 
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti dhe po bën hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.

Nga pamjet filmike u vërtetua sa edukatorja kishte rrahur dy fëmijë të mitur të kopshtit.

[gallery]22571[/gallery]
Edukatorja Denida Rexhepi
(Rexhepi u zbulua nga vetë prindërit që kishin vënë re shqetësime tek fëmijët e tyre. Kur kontrolloi kamerat e sigurisë, një prej prindërve zbuloi dhunën ndaj fëmijës së saj dhe bëri denoncimin në polici)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë