Tre kamera-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit  kanë regjistruar filmimiet e kafshëve të egra të cilat duhet theksuar se janë shtuar që pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë.
 
Kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër janë kapur nga kamerat në malin e Tomorit.
 
Nga kontrolli i tre kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër.
 
Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër,iriqi, etj.
 
Monitorimi vazhdon”
, bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

[gallery]22002[/gallery]

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com