TIRANE - Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Kodër Kamzës. Tre persona të armatosur kanë arritur të marrin xhiron ditore të një pike këmbimi valutor që ishte në pronësi të shtetasit Besnik Llubani.
Gjatë momentit që ndodhi grabitja në pikën e këmbimit ndodheshin dy djemtë dhe vjehrri i Llubanit, i cili ka ngelur i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit. Grabitësit pasi kanë marrë paratë që kanë mundur të gjejnë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
“Nuk ndodhesha në dyqan gjatë momentit që ndodhi ngjarja, por sapo jam njoftuar erdha menjëherë këtu”, u shpreh Besnik Llubani për A1 Report. Ai i bën apel policisë së shtetit të zbardh sa më shpejt ngjarjen dhe të bëj ndalimin e autorëve.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe po verifikon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë që vetë pika e këmbimit zotëronte. Duket se grabitësit kishin ditë që studionin zonën dhe ishin në dijeni të kamerave të sigurisë pasi në pjesën më të madhe të filmimeve ata shfaqen me kurriz.
Pasi janë arritur të identifikohen autorët e ngjarjes, policia ka filluar aksionin për ndalimin e tyre ndërkohë që po shoqërohen në polici edhe persona me precedent penal që ndodhen në atë zonë.
Redaksia Online
(j.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com