TIRANE – Agron Kosiqi së bashku me të shoqen për afro 10 minuta janë kërcënuar me armë, janë lidhur nga duart, u janë zënë sytë, janë goditur dhe gjakosur derisa 4 maskat grabitëse kanë gjetur dhe marrë 5 mijë eurot dhe 800 mijë lekët e reja që ishin kursimet e tyre familjare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berisha në Kamëz, mbrëmjen e të martës.
Katër autorët janë larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa maskimi i tyre perfekt ka bërë të mos lënë thuajse asnjë provë në vendngjarje.
Sipas kryefamiljarit, në shtëpi hynë 4 grabitës. ‘Ata ishin të maskuar dhe pistoletat zastava i mbanin me dy duar. Na goditën sapo hymë në banesë, autorët më futën gishtat në sy, lanë shtëpinë me gjakun tonë, na lidhën duart dhe sytë. Gruan e cuan në katin e dytë për lekët. Na morën paratë, unazat dhe orët”.
Edhe kur komunikonin me dy bashkëshortët Kosiqi, flitnin nëpër dhëmbë më shumë me klithma sesa me fjalë për të shmangur faktin se mund të zbulohej dialekti i tyre.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimit ka shoqëruar disa kontigjentë me tendencën kryerjen e të tilla ngarjeve kriminale, banorë të zonës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com