TIRANE - Dy të rinj u arrestuan në flagrancë me armë pa leje tip kallashnikov dhe dyshohet se do të kryenin një grabitje. Në kuadër të operacionit “Nishtulla 3” policia vuri në pranga në Kamëz Akil Alinë dhe Aldorian Locin. Arrestimi i tyre u bë në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”.
Sipas policisë së kryeqytetit, dy të rinjtë janë persona me precedent të mëparshëm penal. Ata janë akuzuar dhe dënuar më herët për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim personin e tretë i cili ndodhej me dy të arrestuarit në Kamëz
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com