Tiranë-Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (16 dhjetor 2024) në fshatin Valais të Ri.
“Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç”, informoi sot policia.
Blutë sekuestruan armën e zjarrit me krehër dhe municion luftarak.
Operacioni u kodua "Gun".
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Komento