Kamëz-Tre persona janë vendosur në pranga nga policia, pasi u kapën duke lëvizur me kanabis në makinë në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
"U arrestuan shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të tre banues në Kamëz", informoi sot policia.
Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të të rinjve, kontrollit të automjetit dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. H, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.