Kamëz, zjarr i fuqishëm në një fabrikë, thyen xhamat e banesave
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një biznes alumini mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Zjarri ka rënë në ambjentet e brendshme të magazinës dhe ka shkrumbuar pjesën më të madhe të biznesit. VIDEO FOTO
KAMEZ- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një biznes alumini mbrëmjen e djeshme në Kamëz. Zjarri ka rënë në ambjentet e brendshme të magazinës dhe ka shkrumbuar pjesën më të madhe të biznesit.
Burime të report TV bëjnë me dije se shkak i zjarri dyshohet një depozitë vaji, por edhe rrjedhaj e gazit. Për parandalimin e përhapjesë së zjarri 5 zjarrfëikse shkuan pranë këtij biznesi dhe flakët u vënë në kontroll pas 90 minutave.
Banorët, të cilët kishin shtëpitë e tyre vetëm pak metra larg, u shrpehën se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.
Nga shpërthimi edhe banesat e disa banorëve janë dëmtuar, duke u thyer xhamat.
Policia dhe zjarrfikset evakuan edhe banorët për rreth, ndërkohë që nga flakët nuk pati persona të lënduar. Nga videot që ka siguaruar Report Tv brenda këtij biznesi duket se është shkatërruar plotësisht pjesa më e madhe e fabrikës.
[gallery]22105[/gallery]
Zhvillimet e fundit nga ngjarja
Ora 22:45 Flakët janë nën kontroll, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar.
Ora 22:05 Dëme materiale të shtëpive përreth. Evakuohen banorët e shtëpive përreth.
Ora 21:58 Forcat e Armatosura dërgojnë me kërkesë të Drejtorisë së Emergjencave Civile, kanë dërguar 2 mjete zjarrfikëse në ndihmë të shuarjes së zjarrit të përmasave të mëdha.
Ora 21:52 Një fabrikë profilesh alumini është përfshirë nga flakët.
Ora 21:27 Raportohet për një shpërthim në një banesë. Shpërthimi dyshohet nga bombula e gazit.