Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë Otavë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas protestave të kamionistëve kundër kufizimeve të Covid.

Xhim Uatson tha se qyteti kishte dalë plotësihst jashtë kontrollit dhe se protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.

Qendra e Otavës është paralizuar, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

"Konvoji i Lirisë" u ndez nga protestat muajin e kaluar pas miraitmit të një rregulli të ri, sipas të cilit shoferët e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanada. Protestat janë përshkallëzuar duke shkuar deri në kërkesën për dorëheqje të të kryeministrit Xhastin Trudo.

Kryebashkiaku nuk dha detaje specifike se çfarë masash mund të vendosë, por policia paralajmëroi arrestimin a atyre që kërkojnë të ndihmojnë protestuesit duke u sjellë atyre furnizime si karburant, letër higjienike dhe ushqim.

Policia ka thënë se është e shqetësuar rreth mënyrës sesi turma e protestuesve  ka tërhequr elementë të ekstremit të djathtë, të akuzuar për një sërë krimesh. Po ashut, protestat janë karaterixzuar së fundmi edhe nga tendenca racizmi.