Këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar gjatë një interviste për TemA TV, se lajmi për krijimin e një kampi për luftëtar të ISIS që janë kthyer nga Siria, është i rremë dhe është përhapur nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Shumë prej atyre që kanë përhapur këtë lajm kanë qenë pjesë e miratimit të strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit në vitin 2015, për arsye se ju e dini që qeveria Rama 1 ishte qeveri koalicioni në të cilën kanë marrë pjesë edhe disa prej atyre që sot po ngrenë alarmin e rremë për këtë të ashtuquajturin kamp terroristësh në Shqipëri”.
Sandër Lleshi, këshilltar i kryeministrit për Sigurinë
Ai ka sqaruar edhe idenë që është diskutuar me kryeministrin bullgar, Borissov, e që konsiston në zgjerimin e qendrës për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit, me synim koordinimin e përpjekjeve.
Lleshi ka shtuar se për emigrantët Shqipëria ka një plan reserve, si çdo vend që është i ekspozuar ndaj rrugëkalimeve bazë të lëvizjes së tyre, por nuk ka ende një kërkesë lidhur me krijimin e një kampi të tillë./TEMA
Po zoti keshilltar ata qe deri dje ishin ne qeveri sot jane bere opozitar shjatrrues prandaj ti behet gjygji te ullini CAPONIT .
Përgjigju