Kampion bote në bilardo, sportisti shqiptar Eklent Kaçi aksidentohet me makinë! Operacioni zgjat 4 orë

Kampion bote në bilardo, sportisti shqiptar Eklent Kaçi aksidentohet me makinë! Operacioni zgjat 4 orë

Eklent Kaçi

Kampioni i botës në bilardo, Eklent Kaçi ka pësuar një aksident me makinë. Sportisti nga Laçi ka njoftuar në kanalet e komunikimit se pas katër orësh operacion ndihet më mirë dhe se mjekët i kanë thënë se mund të rikthehet në aktivitet pas dy muajsh. Një tjetër operacion do duhet për të korrigjuar dëmet e aksidentit, me kampionin shqiptar që shprehet me fat që gjithçka u mbyll me kaq.

"Aksident me makinë duke bërë “off road” në male. Kam kaluar një ndërhyrje që zgjati 4 orë, duke fiksuar kockat dhe lidhur tendonin. I kanë shtuar edhe shufra hekuri. Më duhet të kryej edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale dhe doktorët thanë se krahu do të jetë në rregull", shkruan fillimisht Kaçi.

Më pas kampioni i botës në disiplinën me nëntë gurë është shprehur se pritet të jetë gati pas dy muajsh.

"Nuk do të jem në gjendje që të luaj bilardo për rreth dy muaj. Uroj të kem krahun përsëri në rregull dhe në gjendje të mirë. Faleminderit Zotit që nuk shkoi më keq", njofton kampioni shqiptar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë