Kampion në Kosovë për 2 vite, Dinamo merr mbrojtësin e Ballkanit

Kampion në Kosovë për 2 vite, Dinamo merr mbrojtësin e Ballkanit

Rustem Hoxha

Dinamo sezonin e ri do jetë pjesë e Superligës. Te Blutë kanë nisur merkaton në hyrje, teksa është arritur akordi me Rustem Hoxhën. Mbrojtësi dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit në Kosovë, ku është shpallur dy herë kampion. Një dëmtim e ka mbajtur jashtë 31-vjeçarin, që është gati për rikthimin në Shqipëri.

Tanimë shtatëlarti i ka dhënë fund aventurës në Kosovë dhe pritet të prezantohet te "Nëndetësja" e kryeqytetit. Dikur pjesë e U-21 të Shqipërisë, Hoxha ka luajtur në klube si Teuta, Luftëtari, apo edhe Kukësi.

Në karrierën e tij, Hoxha ka fituar tre trofe me Teutën dhe dy me Ballkanin. Duket se afrimi i tij në prapavijë do shtojë sigurinë e mbrojtjes për të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti te Dinamo.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot