Lumi Osum në Berat ka mirëpritur kampionatin kombëtar të Rafting ku morën pjesë 5 skuadra përfaqësuese të 5 lumenjve të ndryshëm të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ekipet e Osumit, Bistricës, Vjosës, Shkumbinit dhe Drinit të Zi. Aktiviteti mblodhi shumë admirues, turistë dhe qytetarë të cilët kishin kuriozitet, ndërsa në fund fitoi ekipi i Osumit.
“Kam shumë vite që ushtrojmë këtë lloj sporti dhe dimë dy gjëra më shumë se ata që kanë filluar. Edhe ata kanë shpresa se me garat fiton edhe eksperiencën e duhur,”-tha Murat Omurani, sportist.
“E ftoj gjithë rininë që të na bashkohet sepse turizmi ka vend për të gjithë. Ne zhvillojmë rafting në kanionet e Osumit që jo vetëm është më i bukuri në Shqipëri, por futet tek 5 më të mirët në Europë,”-deklaroi Ali Spathara, sportist.
Ky sport në Shqipëri i ka fillesat gati 30 vite më parë dhe kjo falë trajnerit të kombëtares Adrea Gali me origjinë nga Italia.
“Kur u hapën kufinjtë shqiptarë bisedova me disa miq dhe vendosëm të bëjmë një eksplorim këtu. Zbuluam lumenj shumë të bukur, por 30 vite më parë na merrnin për të çmendur. Unë iu thoja njerëzve këtu jeni ulur mbi florinj. Jo i verdhë, por blu se iu referoja lumenjve. Kemi ndihmuar të rritet turizmi dhe të mbrohen lumenjtë,”-tha Andrea Gali, trajneri i kombëtares së rafting.
Garat e rafting shërbejnë jo vetëm për të bërë sport, por edhe ti treguar garuesve dhe sportdashëve bukuritë natyrore të vendit.
“Risia e këtij kampionati është se ka skuadra nga lumenj të ndryshëm të Shqipërisë. Kjo do të thotë se rafting është zgjeruar. Më vjen mirë që ky kampionat erdhi në një kohë kur lumi i Vjosës u shpall Park Kombëtar,”-u shpreh Alma Spathara, zv/presidente e federatës së rafting.
Fituesit e ekipit të Osumit nga Berati do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin botëror që zhvillohet në Itali.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
85.7%
-
Jo
14.3%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 7
Lajme të tjera
-
U fut për të notuar në kanionet e lumit Osum, turistin holandez e merr rrjedha! Polumbarët nisin kërkimet
8 Maj, 20:02
-
Vijon ndotja e lumit Osum, firmat e përpunimit të gurit shkarkojnë mbetjet gurore në lumë (VIDEO)
9 Maj 2022, 12:29
-
Shkarkonte mbetjet në lumin Osum, pas denoncimit në Report Tv, Agjencia e Mjedisit Berat i pezullon aktivitetin fabrikës së lëkurës! Gjobitet edhe me 500 mijë lekë
12 Prill 2022, 12:59
-
Fabrika e lëkurës shkarkon mbetjet në lumin Osum! Banorët: Po çojmë fëmijët në spital me probleme me frymëmarrjen! Agjencia e mjedisit: S'kemi aparatura për matjen e ndotjes
31 Mars 2022, 19:15
-
Del nga shtrati lumi Osum, kishte ngecur në ujë dhe rrezikonte mbytjen, shpëtohet 57-vjeçari që po punonte tokën në Berat
11 Dhjetor 2021, 19:50
-
Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)
11 Dhjetor 2021, 08:36
-
Shembet ura, rreth 100 banorë të izoluar në Ersekë: Po rrezikojmë jetën e fëmijëve në lumë! Infermierja: Nuk u shkojmë dot në ndihmë të sëmurëve
9 Dhjetor 2021, 16:52
-
Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat! Policia dhe zjarrfikësit nxjerrin trupin e pajetë
7 Dhjetor 2021, 09:58
-
Po kulloste bagëtitë dhe u fut në lumë për t'u larë, mbytet 7-vjeçari në lumin Osum
22 Korrik 2021, 10:37
-
Corriere della Sera: 15 vende ku mund të bëni rafting në Europë, mes tyre edhe Vjosa
11 Korrik 2021, 07:51
-
Po peshkonte në lumin Osum, mbytet 45-vjeçari! Humb jetën edhe një pushues në plazhin e Velipojës
3 Korrik 2021, 12:14
-
(VIDEO) Makina bie nga Ura e Vërtopit, përfundon në Osum! Plagoset 28-vjeçarja, dërgohet te Trauma në Tiranë
9 Maj 2021, 16:31