Kampionët e Europës në peshëngritje priten në bashkinë e Tiranës, sportistët: Nëse vijohet me mbështetjen vijnë të tjera medalje

Dy kampionët e saposhpallur të Europës Evangjeli Veli dhe Erkand Qerimaj, të cilët janë pjesë e klubit Tirana, janë pritur në bashkinë e kryeqytetit në shenjë mirënjohje. Ata nderuan Shqipërinë në kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë, ndërsa saktësuan se nëse vazhdohet me këtë mbështetje medaljet e rradhës nuk janë larg.

“Unë do sjell sa më shumë medalje në Shqipëri, jam shumë krenare,”-u shpreh Evangjeli Veli, peshëngritëse.

“Këto medalje Treguan që ia vlen investimi dhe duhet më tepër për Botërorin, për Lojrat Olimpike, që të fokusohemi dhe të sjellim medalje të tjera për Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi imazhi i punës për të gjithë të rinjtë që merren me sport,”-tha Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se koha kur sportistët liheshin në mëshirë të fatit ka mbaruar dhe mbështetja e tyre është rruga e vetme për rezultate të mëdha.

“Për Evangjelinë dhe për Erkandin kam një mirënjohje të jashtëzakonshme. Në vend që të subvencionojmë dështimin ne duhet të shpërblejmë talentin. Ndonjëherë ne sillemi si shtet i lëmoshës, duke dhënë lëmoshë këtu dhe lëmoshe atje, por nuk shkon kështu. Ne duhet të shpërblejmë talentin që pastaj të gjithë të aspirojnë të bëhen më të mirët dhe të punojnë fort,”-deklaroi Erion Veliaj, krybashkiak i Tiranës.

Peshëngritësit Evangjeli Veli dhe Erkand Qerimaj nga data 25 qershor do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare që zhvillohen në Oran të Alegjerisë.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj