Ertjan Kofsha dy ditë më parë në Meksikë u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në peshëngritje për 20-vjeçarët, duke ngritur 159 kilogramë. Si më i riu në kategorinë deri 89 kilogramë, Kofsha u rendit i katërti në dygarësh, por në intervistën për ‘Report TV’ zbulon se rezultati mund të ishte më i mirë në rast se nuk do të kishte kaluar disa peripeci.
“Para 2-3 javësh pata një dëmtim poshtë ke beli dhe normalisht është rrugë shumë e gjatë deri në Meksikë, gati 20 orë. Kjo ndikon në rënien e rezultatit,”-u shpreh Ertjan Kofsha, peshëngritës.
18-vjeçari stërvitet në peshëngritje prej 8 vitesh, i frymëzuar nga Briken Calja.
“Në moshën 11-vjeçare zgjodha peshëngritjen se më pëlqente si sport. Unë vij nga fshati Gostim, ngjit me Shtërmenin (fshat me traditë të madhe në peshëngritje). Duke parë edhe sportistë si Briken Calja mu fiksua dëshira që të merrem me peshëngritje,”-tha Ertjan Kofsha, peshëngritës.
Falë suksesit të arritur në kampionatin Botëror, shteti do ta shpërblejë 18-vjeçarin me 3.4 milionë lekë.
“Me ligjin e ri të sportit na mundëson që të vazhdojmë akoma më para. Për të marrë medalje argjendi, ari, bronxi të gjitha,"-deklaroi Ertjan Kofsha, peshëngritës.
Objektivi i radhës për Ertjanin është debutimi për Europianin e të rriturve.
“Vitin tjetër do synoj të marr pjesë në kampionatin europian të të rriturve sepse jam shumë pranë rezultateve të tyre. Mjafton që të hyj në 6-she sepse jam vetëm 18 vjeç,”-tha ai.
Ertjani stërvitet nga trajneri Leonard Toska dhe më herët ka fituar edhe medalje në kampionatet europiane për të rinj.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
54.6%
-
Ministrisë
42.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht
31 Maj, 14:46
-
Kampionit të botës s’i japin shpërblimet, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Ministria s’ka fonde, po demoralizohem (DOKUMENTI)
30 Maj, 12:46
-
13 vite trajner i Kombëtares së Peshëngritjes, Petrit Hoxha në Report TV: Besoj se do jemi në Olimpiadë, sporti vuan për specialistë
5 Prill, 21:06
-
Hera e parë pas 24 vitesh, peshëngritja shqiptare jashtë Olimpiadës! Shpresa e vetme te ftesat
5 Prill, 10:22
-
Peshëngritja shqiptare jashtë Lojërave Olimpike, Briken Calja i dhjeti në botë
4 Prill, 19:31
-
Kristi Ramadani nënkampion Europe në peshëngritje, FSHP: Erdhi përgjigjia, balta mbi sportistët e patolerueshme
8 Mars, 11:58
-
Erkand Qerimaj akuza të reja për Federatën e Peshëngritjes: S'më kanë regjistruar në Kupën e Botës, pikët vlejnë për Olimpiadën
23 Shkurt, 11:24
-
'Mbajti fshehur rastin e një sportisti me doping', Erkand Qerimaj 'shpërthen' kundër kreut të Peshëngritjes: Hajdut, bën turizëm me lekët e taksapaguesve
22 Shkurt, 10:39
-
Europiani i Peshëngritjes/ Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani i dhurojnë Shqipërisë tre medalje argjendi
16 Shkurt, 21:40
-
Europiani i Peshëngritjes, Briken Calja renditet në vendin e pestë
15 Shkurt, 21:42
-
Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë (Agjenda)
14 Shkurt, 19:35
-
Ish-peshëngritësi Pirro Dhima martohet për herë të dytë, kurorëzon dashurinë me partneren e re
4 Shkurt, 14:08