Nderoi Shqipërinë me 3 medalje në Evropian, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Isha përgatitur të bëja më mirë, synim Olimpiada

Nderoi Shqipërinë me 3 medalje në Evropian, peshëngritësi Kofsha për Report TV: Isha përgatitur të bëja më mirë, synim Olimpiada

Peshëngritësi Ertjan Kofsha

Ertjan Kofsha bëri sërish krenar Shqipërinë. Peshëngritësi, i cili më herë është shpallur kampion bote me moshat, këtë herë fitoi 3 medalje në Evropianin U-23 që u mbajt në Poloni. 19-vjeçari fitoi të artën në shkëputje, ndërsa mori të argjendtën në shtytje dhe 2 garësh, duke humbur vendin e parë për vetëm 1 kilogramë.

“Pritshmëritë ishin akoma më të larta sepse në palestër kam zhvilluar një stërvitje intensive. Kisha një rezultat më të mirë në palestër, por padyshim gara është më ndryshe sepse ka emicione, rënia nga pesha dhe mendon se si do vazhdojë gara,”-u shpreh Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Kofsha është sportisti me të ardhmen më premtuese në peshëngritjen shqiptare, ndërsa për Report TV ai zbuloi edhe ëndrrën e madhe që ka në këtë sport.

“Si çdo sportist ëndrra është medalja olimpike, por në peshëngritje kjo është diçka shumë e vështirë sepse kriter i rëndësishëm është mosha. Unë jam 19-vjeç dhe pjekurinë se kam arritur akoma, por në vitet në vazhdim kur të jem 21-22 vjeç synoj medaljen olimpike në Los Angelos,”-tha Ertjan Kofsha, peshëngritës.

Ertjan Kofsha është peshëngritësi i radhës nga zona e Shtërmenit, që njihet si vatra e këtij sporti, ndërsa ai stërvitet nga trajneri Leonard Toska.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë