‘Kampioni në Shkollën Time’/ Ministrja Kushi dhe Lorik Cana takojnë nxënës të shkollës 9-vjecare ‘1 Qershori’ në Tiranë

‘Kampioni në Shkollën Time’/ Ministrja Kushi dhe Lorik Cana takojnë nxënës të shkollës 9-vjecare ‘1 Qershori’ në Tiranë

Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  “Kampioni në Shkollën Time”  ka vijuar në shkollën "1 Qershori" në kryeqytet. Këtë herë sportisti i zgjedhur ka qenë ish-futbollisti profesionist shqiptar Lorik Cana i cili ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me nxënës.

Në një videomesazh nga kjo shkollë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi shprehet se me këtë nismë u dëshmojmë të rinjve e të rejave se suksesi nuk është asnjëherë rastësi, por kërkon shumë punë e sakrificë.

“Vijojmë me nismën ‘Kampioni në shkollën time’, për t’i treguar të gjithë nxënësve që suksesi nuk është asnjëherë rastësi, por kërkon shumë punë dhe sakrifica. Kampioni që kemi zgjedhur sot është Lorik Cana”, thotë Kushi.

“Në prag të ditës së flamurit, kemi fatin që kemi të rinjtë të veshur me veshjet kombëtare për të ndarë këtë gëzim që është gjithmonë dita e flamurit dhe për ta ndarë me vlerat e sportit që janë gjithmonë vlera të rëndësishme”, thotë Cana.

Qëllimi i kësaj nisme është promovimi i vlerave të sportit tek nxënësit dhe të rinjtë, duke dhënë shembuj frymëzimi e suksesi për ta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë