Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga kanë rënë Kevin Qorpasha, 24-vjeç dhe Dion Hoxha, 22-vjeç në momentin që ishin duke marrë pakon me drogë në një pikë postare në Vorë.
Pakoja me 1 kg e 52 g kanabis me përqindje të lartë THC u sekuestrua si provë materiale.
Operacioni u kodua 'Pako 5'.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.
Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.6%
-
Keq
35.5%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë opsionesh ushtarake ka SHBA-ja kundër Iranit?
13 Janar, 09:40
-
Trump kërcënon: Do t’i thoja lamtumirë NATO-s për Groenlandën
13 Janar, 09:07
-
Trump kërcënon me tarifë doganore 25% çdo vend që bën tregti me Iranin: Do të hyjë në fuqi menjëherë
13 Janar, 08:20
-
Analiza e DW: Evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Groenlandë, por Trump i ka të qarta qëllimet e tij
13 Janar, 08:16
-
Protestat në Iran, 648 të vrarë! Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë ushtrinë!
13 Janar, 07:57
-
Protesta në Iran/ Prenga: Rrezikon që të përshkallëzohet! Bimo: Regjimi atje po kërcënon qytetarët, SHBA-të nuk duan negociata
12 Janar, 22:35
-
PAMJE ME DRON/ Edhe i ftohti mund Berishën, mbërdhin e ikën nga protesta pas 10 minutash! Një 'grusht' njerëz me të në bulevard
12 Janar, 19:19
-
Provimet u zhvilluan në Itali, por shkollimi në Shqipëri me 9 mijë euro në vit! Rasti i pazakontë i studentëve të Mjekësisë
12 Janar, 19:14
-
Lufta Rusi-Ukrainë: Zelensky thotë se negociatat me SHBA-në janë në 'fazë vendimtare'
12 Janar, 18:59
-
Alban Daci: Evropa dhe transformimi i rendit ndërkombëtar
12 Janar, 18:07
-
Trump: Mund të zgjedh mes Groenlandës e NATO-s! Zyrtarët : S’ka ‘aktivitet’ rus e kinez!
12 Janar, 17:09
-
Ja oferta e Danimarkës për SHBA-në: Në Groenlandë deri në 10 baza ushtarake! Gatishmëri për naftën dhe tokat e rralla
12 Janar, 17:05