KANADA - Një femër 24-vjeçare në Kanada është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në aeroplan gjatë fluturimit për në Toronto.

Bashkë me të akuzohet dhe një burrë 38-vjeçar, i cili kryente marrëdhënie me 24-vjeçaren. Dy pasagjerët që ndodheshin në bord u morën në pyetje pasi aeroplani u ul në aeroport.

Gjatë marrjes në pyetje, 24-vjeçarja u bë shumë nervoze. Ajo u bë agresive dhe sulmoi njërin prej oficerëve të policisë.

Burri 38-vjeçar që ishte i përfshirë në akt u lirua, kurse gruaja u mbajt një natë në komisariat dhe u lirua të nesërmen.

Ajo përballet me akuzat për sulm ndaj një oficeri të policisë.


(v.gj/shqiptarja.com)