KANADA - Një grup balenash janë bllokuar nga akulli i trashë në ujërat e Gjirit Hudson, në Kuebek të Kanadasë. Një ekip i posacëm i Fisheries and Oceans Canada, ka dërguar një ekip të posacëm për të vlerësuar situatën dhe për të lejuar krijesat të notojnë lirshëm në ujë.

Gjitarët kanë dalë në sipërfaqe duke marrë ajër përmes një vrime në akull. Disa banorë që kishin vajtur me motorë bore pranë vendit, thanë se herë pas here balenat përfshiheshin nga paniku dhe në momente të tjera duket sikur zhdukeshin për një kohë të gjatë, me shumë mundësi në kërkim të ndonjë hapësire tjetër në shtresat e akullta.

Një zyrtar i sigurisë publike tha se këto lloj balenash shikohen vetëm gjatë verës dhe kurrë më parë në dimër. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga qeveria kandeze për të shpëtuar balenat, ku zona në fjalë duket, se po zvogëlohet nga momenti në moment, pasi akulli po ngrin edhe më tepër. Kryetari i bashkisë ka kërkuar për një makinë akullthyese për të shpëtuar balenat, ndërsa Fisheries and Oceans Canada “FOC” ka dërguar një ekip të posacëm për të vlerësuar situatën për të lejuar krijesat të notojnë lirshëm në ujë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)