KANADA - Sinjalizimet për UFO në vende të ndryshme të botës kanë qenë raste të shumta. Kësaj rradhe, një tjetër sinjalizim vjen nga Kanadaja, veçanërisht në zonën e Anton, në jug të qytetit Alberta.

Mediat vendase tregojnë se të dielën, disa drita të çuditshme u dukën në qiell, dhe që prej asaj dite, banorët e kësaj zone janë duke vëzhguar nga qielli në rast se do të shfaqen përsëri.

Një banor, Sam Martine tha se i kishte parë dy dritat e shndritshme rreth orës 23:00 në një distancë shumë të shkurtër nga shtëpia e fqinjit të tij.

"Drita e parë ishte shumë e madhe, pothuajse sa një oborr i madh", tha Martine.

Sipas raportimeve të banorëve, drita e dytë ishte në një lartësi më të madhe se para. Ato qëndruan në ajër për rreth 4 apo 5 minuta përpara se të largoheshin përfundimisht.

Sam Martine u përpoq të fotografonte dy objektet, por nuk mundi. "U përpoqa t'i fotografoja, por kamera nuk punonte. Edhe flash-i bënte një zhurmë të pazakontë. Pastaj nxitova të merrja kamerën tjetër dhe arrita të bëja dy fotografi", tregon Martine.

Në këtë zonë, herën e fundit që është raportuar për UFO ka qenë në fund të viteve 1970.


(v.gj/shqiptarja.com)