Kanada/ Janë vëllezër dhe nuk flasin prej 30 viteve, por garojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë kryetar bashkie

Kanada/ Janë vëllezër dhe nuk flasin prej 30 viteve, por garojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë kryetar bashkie

Charles Steele dhe Bill Steele

Charles Steele dhe Bill Steele janë vëllezër dhe nuk flasin prej 30 vitesh, ndërsa garojnë me njëri-tjetrin për postin e kryebashkiakut ne Port Colborne, Ontaria, Kanada.  Dy vëllezërit  u takuan pas një kohe të gjatë në një përballje elektorale javën e kaluar.

Charles Steele tha për “The Guardian” se ishte mjaft nervoz gjatë diskutimit: “Unë kurrë nuk kisha marrë pjesë në një debat para një turme më parë”.

 “Dhe u zemërova pak disa herë. Por (vëllai im) mendon se ka të drejtë të bëhet kryetar bashkie. Dhe arroganca e tij po më shqetësonte.”, shtoi ai.

Kandidati për kryetar bashkie theksoi se pikëpamjet politike të vëllait të tij ishin "shumë të ndryshme" në krahasim me të.

"Vëllai im është shumë i djathtë. Dua të shoh qytetarët të marrin të ardhmen në dorë, jo t’ia dorëzojnë elitës së fuqishme”, tha Charles Steele.

Ai po ashtu vuri në dukje se ka punuar si punonjës poste në të kaluarën, jeton me një pension dhe se është në dijeni çdo të thotë të jetosh me të ardhura fikse. Ndërsa Bill Steele, i cili më parë shërbeu si këshilltar i qytetit për 17 vjet, nuk pranoi të  intervistohej. Ai më parë u tha mediave lokale se "nuk flet" për kundërshtarët e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion